Performanca e treguesve fiskalë për periudhën 11 – mujore të këtij viti (Janar – Nentor 2021) sipas Ministrisë së Financave është shumë pozitive.
Në raportin paraprak Ministria bën me dije se ka realizuar nëmasën 103 % planin e mbledhjes së të ardhurave. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat u rritën me 75 miliard lekë.
"Të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 458 miliardë ose 103 % të planit të 11-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 75 miliard lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën njëmbëdhjetë mujore të vitit 2021, arritën në rreth 490.1 miliard LEK me një realizim në masën 89.5 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 7.6 përqind më i lartë ose rreth 34.5 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 82.7 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 80.3 përqind të planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.26, datë 22.06.2021 (AN nr.26)", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.