Shumekush mund te pyese se perse rekomandimet e KLSH do te mund te rrisin besimin e qytetarit tek qeverisja publike. Pergjigjen per kete e jep Dr. Jozef Moser, Sekretari i Pergjithshem i INTOSAIT, i cili thote se: “Institucionet supreme te auditimit, SAI-t mund të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre për të kontribuar në qeverisjen e mirë publike vetëm nëse, duke u bazuar në punën e tyre të auditimit, ata gjithashtu angazhohen në veprimtari këshillimore dhe ofrojnë rekomandime specifike për subjektet e audituara dhe për vendim-marrësit”.
Nder rekomandimet me kryesore qe kemi dhene vitin e kaluar, permendim:
(a) marrjen e nismës ligjore për ngritjen e një Këshilli Fiskal, i cili të gëzojë statusin e nje institucioni publik të pavarur dhe të ketë nje pavarësi operacionale të qartë e rigoroze nga politika. Nje rekomandim te tille e dha ne janar 2016 edhe Fondi Monetar Nderkombetar, ne Raportin e tij “Country Report” Nr. 16/5 per Vleresimin e Transparences Fiskale. Besojme se nje strukture e tille e pavarur dhe profesionale do te ndihmonte per një qëndrueshmëri dhe kredibilitet të financave publike, per të përmirësuar planifikimin e treguesve makroekonomikë dhe të parashikimeve buxhetore, duke konsideruar me vemendjen e duhur risqet fiskale qe kalon vendi.
(b) per te tretin vit ne vijimesi, kemi rekomanduar qe Ministria e Finances të paraqesë ne Kuvend një nismë ligjore për vendosjen në Kushtetutë dhe në Ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së, në nivelin tavan 60 %, dhe arritjen e këtij niveli të shtrirë në kohë, ne terma afatgjatë.
(c) Ne kushtet e pergjegjesise financiare te ulet te zyrtareve publike, i kemi rekomanduar Kuvendit per te dytin vit ne vijimesi hartimin e ligjit “Për përgjegjësinë materiale”, në të cilin të trajtohet përgjegjësia financiare e punonjësve të njësive publike për dëmet ekonomike të shkaktuara qëllimisht apo nga neglizhenca, gjatë ose në lidhje me kryerjen e detyrave zyrtare. Mungesen e theksuar te pergjegjshmerise financiare ne vend e evidentoi edhe Progres Raporti i Bashkimit Evropian i vitit 2015. Jemi te sigurte se me hapat per realizimin e plote te reformes ne drejtesi, kjo pergjegjesi do te shtohet, pasi reforma duhet te vijoje edhe ne kete drejtim.
(d) Me qellim rritjen e cilesise dhe profesionalizmit te informacionit financiar dhe fiskal, duke synuar uljen e risqeve fiskale, kemi kërkuar që të ngrihet një sektor i veçantë, brenda Drejtorisë së Thesarit në Ministrinë e Financave, i cili të mundësojë përshtatjen e pasqyrave të nxjerra nga sistemi i integruar në formën e Pasqyrave të Konsoliduara të Shtetit. Ky sektor duhet të ketë si funksion edhe kontrollin e saktësisë së pasqyrave të përgatitura nga institucionet publike, për ta vënë nën monitorim dhe kontroll profesional këtë proces të rëndësishëm. Pak muaj me vone, ne janar 2016, FMN ne Raportin e tij per Vleresimin e Transparences Fiskale ne Shqiperi udhezoi unifikimin e raportimit financiar dhe fiskal.
(e) Duke patur parasysh vlerat e pozicionimit te SAI-t si keshilltar per qeverisjen, kemi kerkuar qe privatizimi i Albpetrol te realizohet, duke ftuar kompani me potenciale dhe kredenciale të larta profesionale nga aleatët strategjikë të vendit tonë (veçanërisht ato me traditë të konsoliduar në sektorin e naftes, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania).
Kemi rekomanduar po ashtu qe të ringrihet Instituti i Kerkimeve të Naftës, si një institut shkencor, i cili të mbështesë të gjitha vendimmarrjet për zhvillimet e sektorit të hidrokarbureve në vendin tonë dhe të bashkëpunojë me Kuvendin dhe Qeverinë për hartimin e strategjive afatmesme dhe afatgjata në këtë sektor.
Kemi rekomanduar ngritjen e një komisioni ad-hoc të pavarur, me ekspertë teknikë dhe ekonomikë, i cili të mund të vlerësojë realisht dhe saktësisht dëmin nga aktiviteti nën administrimin e CEZ a.s., si edhe mundësinë më të mirë për një rimëkëmbje të OSHEE-së mbi baza të monitorimit të kujdesshëm të të gjithë treguesve.
Kemi kërkuar një disiplinë të fortë financiare dhe një kontroll të vazhdueshëm nga Kuvendi, për çdo investim dhe vendim-marrje strategjike për OSHEE-në, dhe per efekt te kesaj disipline, kemi kallëzuar penalisht ndonje anetar te Qeverise apo drejtues te larte institucioni per vendim-marrje ne dem te theksuar te Buxhetit te Shtetit. Edhe pse jemi anatemuar nga segmente te politikes, i qendrojme pike per pike gjetjeve dhe rekomandimeve tona ne sektorin energjitik dhe faktet e koheve te fundit na kane dhene te drejte ne. Jemi te hapur per raportim ne Kuvend per kete çeshtje.
Gjate vitit 2015, kemi perfunduar dhe evaduar 158 auditime, nga te cilat auditimet e perputhshmerise dhe ato te performances shenuan rritje perkatesisht me 50% dhe 25%, ne krahasim me nje vit me pare.
Kemi zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik të përgjithshëm në shumën totale prej 125,8 miliardë lekë ose 919.9 milionë euro, nga te cilat jane rekomanduar per zhdemtim 428 milione euro. Shkeljet e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, kane qenë në shumën e përgjithshme 35,3 miliardë lekë ose 257.7 milionë euro. Keto shkelje financiare pergjithesisht i perkasin periudhave 2013-2015 dhe pjeserisht periudhes kohore 2011-2013. Dëmi ekonomik i zbuluar nga KLSH për periudhën 2012-2015 është 8 herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar për periudhën e katër viteve 2008-2011.
Keto jane shifra qe duhet te na ndergjegjesojne per sfidat e medha qe na presin ne disiplinimin e financave publike dhe harxhimin me ekonomicitet, efektshmeri dhe efiçience te parase se taksapaguesve shqiptare.
Krahas rritjes se forces keshilluese, ne duhet te japim llogari per çdo lek te harxhuar nga veprimtaria jone. Per vitin 2015, për çdo një lek të shpenzuar për institucionin e KLSH, janë kërkuar për t’u zhdëmtuar ne Buxhetin e Shtetit 180 Leke, ose ne vlere totale 58,7 miliardë lekë, apo 428.4 milionë euro, nderkohe qe ne vitin 2010 institucioni kerkonte per çdo lek te harxhuar 10.4 leke zhdemtim. Kujtoj qe ne llogaritje nuk eshte perfshire demi ekonomik prej 479 milione euro te marreveshjes se lidhur nga MEI per zgjidhjen me mirekuptim te mosmarreveshjeve me Cez A.s. Ky tregues jep qarte dobine e auditimeve te KLSH. Krahasuar ne vite, mesatarja e treguesit te efiçiencës (dobishmerise) se institucionit per kater vitet 2012-2015 eshte 4.2 here me e larte se mesatarja e kater viteve 2008-2011. Shprehur ndryshe, ne kater vitet e fundit, për çdo lek te takspaguesit shqiptar qe harxhohet per KLSH kemi zbuluar dhe kerkuar per zhdemtim dhe arketim ne Buxhet mbi 4 here me shume fonde se sa ne kater vitet 2008-2011.
Te ndergjegjshem per pozicionin dhe rolin tone, kur ka ardhur koha me shume se kurre te shihemi te gjithe si ne pasqyre perpara opinionit publik, si institucione publike(ndoshta duke perdorur instrumentin e vetevleresimit INTOSAINT, te cilin kemi dy vjet qe e zbatojme ne KLSH), mendojme se duhet te punojme shume me teper, sidomos me perpjekjet per te luftuar anti-kulturen e pandeshkueshmerise, per te kontribuar modestisht ne reformen teresore ne sistemin e drejtesise, e cila nuk do te kishte ardhur ne stadin e sotem te realizimit, pa investimin dhe kontributin e Ambasadorit te SHBA-ve ne Shqiperi, z. Donald Lu, te cilin e falenderojme ne menyre te veçante per kete kontribut.
Jemi po ashtu te ndergjegjshem, te kontribuojme dhe ne sfiden kryesore te shoqerise shqiptare sot, luften kunder korrupsionit. Krahasuar me periudhën katërvjeçare 2008-2011, kallëzimet penale te KLSH te kater viteve 2012-2015 jane rritur me 3.2 here. Por shqetësim kryesor për ne është niveli i ulët i zbatueshmërisë së masave të propozuara nga KLSH për largim nga detyra apo nga shërbimi civil për zyrtarë të lartë të Shtetit te denoncuar si te korruptuar apo abuzues me interesat publike, dhe per kete do te paraqesim listat e ketyre zyrtareve te larte qe ende mbahen ne administraten shteterore, prane komisioneve te Kuvendit.
Ndjekja sistematike e zbatimit te rekomandimeve te KLSH ka qene nje shqetesim i perhershem i Bashkimit Evropian, i shprehur me force edhe ne te dy Progres Raportet e fundit per Shqiperine te viteve 2014 dhe 2015. Dua te theksoj se edhe gjate vitit 2015, kemi gjetur mirekuptim dhe kemi marre mbeshtetjen e duhur nga Komisioni i Kuvendit per Ekonomine dhe Financat.
Ne pershendetjen e tij drejtuar KLSH ne 90 vjetorin e krijimit ne maj 2015, Auditori i Pergjithshem i Zyres se Auditimit Qeveritar te SHBA-se, z. Gene L. Dodaro theksoi se :”Institucionet Supreme të Auditimit janë vitalë për të ndihmuar përmirësimin e performancës së qeverisë, për të arritur më shumë transparencë, si dhe për të siguruar përgjegjshmëri në kontekstin e sfidave aktuale... Ata sot janë pozicionuar si kurrë më parë, për të bërë diferencën... Ne nuk bejme politika. Ato i ka Kongresi. Ne auditojme realizimin e politikave dhe programeve te Qeverise”.
Auditimet e performances se KLSH në vitet 2012-2015 kane njohur zhvillim sasior dhe cilesor, duke u rritur mbi 2,5 herë në krahasim me periudhën 2008-2011 si numer auditimesh dhe afro 4 herë si numer institucionesh publike të mbuluara me auditim. Gjatë vitit 2015, kemi realizuar 12 auditime performance, ne nje kohe kur nuk kishim asnje auditim te tille ne vitin 2011. Fokusi yne per kete vit eshte perqendrimi i auditimeve te performances kryesisht ne marrëveshjet koncesionare, ne partneritetet publik-privat dhe ne performancën e borxhit publik, me synim shendoshjen e metejshme te financave publike dhe uljen e risqeve fiskale te vendit.
I nderuar zoti President, te nderuar pjesemarres!
Viti 2015 ka qene viti i pare i zbatimit te ligjit te ri integral te KLSH, viti i konsolidimit te progresit te institucionit drejt nje trupe auditimi teresisht te pavarur, kurajoze dhe te perkushtuar per permiresimin e qeverisjes publike tek ne, e cila zbaton me rigorozitet standardet nderkombetare ISSAI.
Krahas perparesive, jemi te ndergjegjshem edhe per dobesite tona. Keshtu, ende nuk kemi arritur te japim opinion per pasqyrat financiare te Shtetit.
Mbi bazen e treguesve te plotesuar te performances se nje SAI, te sigurte ne ndihmen dhe mbeshtetjen e Institucionit te Presidentit, te Kuvendit dhe te gjitha strukturave te tjera publike dhe te shoqerise civile e qytetareve, si dhe te aleateve tane strategjike SHBA dhe BE, e shohim me besim te plote punen tone ne te ardhmen.
Presidenti Abraham Linkoln, nje nder eterit e demokracisë amerikane, ka thene: “Administratori i Shtetit, kur është i përgjegjshëm, ka me vete publikun. Qeverisja jonë qëndron si në pasqyrë, përpara opinionit publik. Cilido administrator që mund të ndryshojë për mirë opinionin publik mbi një shërbim apo veprim shtetëror që ka kryer, ka ndryshuar për mirë qeverinë” (10 dhjetor 1856, Fjalim ne Çikago).
Dhe detyra jone, si sherbestare te publikut, eshte te kontribuojme te gjithe per mireqeverisjen.
Ju faleminderit!