Keisho Ohno dhe Kenji Furutata, performanca me dy instrumente të rralla japoneze sot në Tiranë

Dy artistë të talentuar japonezë, Keisho Ohno dhe Kenji Furutate kanë ardhur të performojnë në Tiranë me instrumentet tradicionale të vendit të tyre: Tsugaru Shamisen dhe W//adaiko. Për ambasadorin e Japonisë, zotin Makoto Ito, këto performanca kanë një rëndësi të veçantë. 

Unë jam shumë i lumtur që këta dy artistë japonezë janë këtu, z. Keisho Ohno dhe z.Kenji Furutate. Jam shumë i lumtur që ata do të jenë këtu në Rogner, në Tiranë, për të pasur një performancë japoneze. Mendoj se para se të hapnim Ambasadën Japoneze vitin e kaluar nuk ka pasur shumë aktivitete kulturore japoneze dhe mendoj se pak nga pak do të organizohemi në këtë drejtim dhe do t’u japim mundësinë qytetarëve shqiptarë të njihen me kulturën japoneze dhe të shijojnë muzikën japoneze. Është muzikë shumë e bukur.

Ambasadori japonez Makoto Ito

Zoti Ito ka premtuar një bashkëpunim më të gjerë kulturor mes Shqipërisë dhe Japonisë në të ardhmen, ku nuk përjashton edhe fushën e letërsisë. 

Në Japoni, Kadare është shumë i famshëm dhe i njohur dhe kemi përkthime të veprave të tij. Kam pasur mundësinë të lexoj disa nga novelat e Kadaresë. Kur erdha këtu vitin e kaluar, gjëja e parë që bëra ishte ta vizitoja dhe të flisja me Kadarenë. Z. Kadare më ftoi në shtëpinë e tij dhe pata mundësinë të flas me të për letërsinë japoneze, për bashkëpunime letrare. Ai e ka vizituar dy herë Japoninë dhe e njeh atë. Ndoshta një ditë do ftojmë shkrimtarë japonezë në Tiranë dhe të kemi bashkëpunime. 

Ambasadori japonez Makoto Ito

Koncerti me instrumentet tradicionalë japoneze në Shqipëri do të mbahet në data 27 dhe 28 qershor në Hotel Rogner në kuadër të ditëve multikulturore. I drejtuar nga Besim Petrela ky event ofron emocione të mëdha. 

Tsugaru Shamisen është një instrument që ka 140 vjet që përdoret në Japoni. Ka filluar të përdoret në pjesën jugore të Japonisë që quhet Okinaua dhe është përhapur edhe në pjesën veriore të Japonisë. Muzika luhet vetëm në instrument. Bazë ka disa këngë që janë tradicionale dhe sipas fabulës së tyre imagjinojmë situata të ndryshme dhe do t’i perfomojnë në këtë instrument vetëm me tinguj.

Instrumentisti japonez Keisho Ohno 

Artisti tjetër japonez Kenji Furutate rrëfen se instrumenti Wadaiko është shumë i lashtë.

Instrumenti me të cilën perfomoj quhet Wadaiko. Ka një histori shumëvjeçare që para lindjes së Krishtit, dhe ka evoluar sot me disa elementë.

Instrumentisti japonez Kenji Furutate 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis