TIRANE- Sikurse pritej, borxhi publik i qeverisë qëndrore në fund të vitit 2012 arriti nivelin e 827 miliardë lekëve ose 62.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga i cili 35.7 për qind është borxh i brendshëm dhe 27.2 për qind është borxh i jashtëm. Ndërkohë, në fund të gushtit të vitit 2013, borxhi publik i qeverisë qëndrore rezulton të jetë rritur më tej, duke kaluar në shifrën 867.4 miliardë lekë ose sa 64 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Ky borxh përbëhet nga borxhi i brendshëm dhe i jashtëm që janë vlerësuar përkatësisht në 36.8 për qind dhe 27.3 për qind të PBB-së.
Ky është rezultat logjik i veprimit të qeverisë së mëparshme, që, ndërsa të ardhurat totale i realizoi me një mungesë prej rreth 16.2 miliardë lekësh nga parashikimi i buxhetit fillestar të vitit 2013, shpenzimet totale të buxhetit deri në muajin gusht i realizoi me një rritje rreth 9.2% më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në kushtet kur të ardhurat priten të jenë rreth 38.7 miliard lekë më pak për gjithë vitin dhe pjesa dërrmuese e hapësirave tipike për të reduktuar shpenzimet janë tashmë ezauruar, si dhe rreth 9 miliardë janë të faturuara në Thesar dhe ende të papaguara për mungesë likuiditeti, lindi domosdoshmëria për një rishikim imediat të ligjit ekzistues të buxhetit 2013.
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

| *në milionë lekë | 2009 | 8/m 2013 |
| Stoku i Borxhit Total | 682,546 | 867,375 |
| Stoku i Borxhit të Brendshëm | 415,028 | 497,998 |
| Stoku i Borxhit të Jashtëm | 267,518 | 369,377 |
| PBB | 1,148,082 | 1,355,233 |
| Borxhi Total/PBB | 59.45përqind | 64.0përqind |
| Borxhi i Brendshëm/PBB | 36.15përqind | 36.75përqind |
| Borxhi i Jashtëm/PBB | 23.3përqind | 27.26përqind |
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)