Një minibus është shkrumbuar nga flakët në autostratën Kavajë- Lushnje, si pasojë e një defekti teknik.
Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale të shkaktuara nga flakët. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka vënë nën kontroll flakët.
"Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit", thotë policia.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.