Një avion me shqiptarë nga Kosova i linjës Shtutgart-Prishtinë ka pësuar një defekt gjatë fluturimit duke detyruar pilotët që të bëjnë ulje emergjente në Slloveni. Sipas informacioneve nga mediat në Kosovë, avioni ka marrë flakë në një pjesë të tij duke vënë në rrezik pasagjerët.
Nga pamjet duket tymi i shkaktuar nga flakët, por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar. Aeroplani që i përket kompanisë Eurowings ishte parashikuar që të mbërrinte në Prishtinë në orën 16:40, ndërkohë që tashmë pasagjerët pritet që të mbërrijnë me një tjetër avion të linjës.