Një automjet, i cili ka qenë i parkuar është përfshirë nga flakët në Prrenjas, Elbasan.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Prrenjas/Më datë 14.03.2026, rreth orës 04:00, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit L. T., i cili ndodhej i parkuar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente











