Zjarri shkrumbon kompleksin blegtoral në Lezhë, flakët përhapen në masivin pyjor, rrezikohen banesa e linja tensionit të lartë

LEZHË- Një kompleks blegtoral u shkrumbua nga flaket e zjarrit në fshatin Pllanë të Lezhës pranë "Urës me Harqe". Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, por fatmirësisht nuk pati bagëti të dëmtuara, pasi janë arritur të nxirren në kohë nga stalla.

Fillimisht flaket u shfaqen në pjesën e jashtme të kompleksit dhe favorizuar nga baza e shumtë materiale që kishte për bagëtitë u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin, ndërsa nga flaket u përfshi edhe masivi pyjor që ndodhej aty pranë. Menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve brenda kompleksit blegtoral dhe tashmë vëmendja është përqendruar tek masivi pyjor i cili vijon të digjet.

Për shkak të dendësisë së bimësisë dhe si dhe erës flaket janë përhapur në disa drejtime, duke rrezikuar linjën elektrike të tensionit të lartë dhe banesat të cilat ndodhet në anën e poshtme të malit. Në terren ndodhet forcat zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe banor të zonës të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet e shkaktuara në kompleksin blegtoralë si dhe në masivin pyjor janë të konsiderueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Pllanë në Lezhë, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pyje! Rrezikohet një linjë e tensionit të lartë

Zjarri i cili përfshiu masivin pyjor në Pllanë të Lezhës vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Pavarësisht ndërhyrjes se zjarrfikësve nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve, të cilat i përhapen edhe në masivin pyjor, pas djegies së një ferme blegtorale që ndodhej ngjitur me malin.

Zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar, ndërsa në rrezik është edhe linja e tensionit të lartë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë