Përfshihet nga flakët pylli i Peshtanit në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në pyllin e Peshtanit në Fier. Vatra e zjarrit siç shikohet edhe nga pamjet ndodhet në afërsi të vendit ku janë vendosur antenat e celularëve, shumë afër zjarrit.

Ndërkohë që kanë shkuar edhe mjetet zjarrfikëse për të shuar flakët, por terreni është i vështirë dhe era ka favorizuar që zjarri të përhapet në vatra të tjera. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Edhe në Vlorë, janë përfshirë nga flakët disa shkurre pranë paraburgimit, ku nga flakët është djegur edhe një makinë. Ndërkohë që është rrezikuar edhe një banesë aty pranë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Zjarr në Fushë-Krujë, tymi krijon probleme në qarkullimin e makinave

Një zjarr ka përfshirë kallamishtet në afërsi të autostradës Fushëkrujë - Milot në afërsi të Gramzës. Zjarri ka avancuar nëpër ara dhe nuk rrezikon banesa por reja e tymit po shkakton mjaft probleme ne qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Policia ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses për të shuar zjarrin në mënyrën që të normalizohet qarkullimi nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas.

Ora 13:26
Zjarr pranë një banesë afër paraburgimit në Vlorë, përfshihet nga flakët edhe një makinë

Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët, pranë paraburgimit në Vlorë. Flakët po ashtu kanë djegur edhe një makinë e cila ishte parkuar aty pranë. Në vendngjarja kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

‘Më datë 24.09.2021, rreth orës 12:50, në lagjen Kushtrimi, pranë IEVP Vlorë, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe dyshohet se si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht një automjet tip “Volkswagen”, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.’- thotë policia.

M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Amnesty International do të mbyllë zyrat në Hong Kong