Një supermarket është përfshirë nga flakët në Himarë. Supermarketi është në pronësi të shtetasit F.Q, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna nga grupi hetimor. për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.