Leo Messi ka konfirmuar se Botërori i Katarit do jetë kompeticioni i tij i fundit madhor dhe mundësia e fundit për të fituar një trofe të rëndësishëm me Argjentinën. 35 vjeçari ka konfirmuar në një intervistë se vendimi është marrë dhe se pas këtij kompeticioni do jetë e vështirë që ai të jetë pjesë e Argjentinës në katër vitet që vijnë.
Kupa e Botës në Katar do jetë paraqitja e tij e pestë me Argjentinën në një turne madhor. Rekordi i "Pleshtit" në Kupën e Botës është me gjashtë gola dhe 19 paraqitje. Kujtojmë se në finalen e 2014 kundër Gjermanisë, goli i Goetze i dha fitoren europianëve në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës.
"Ky do jetë Botërori im i fundit, me siguri. Vendimi është marrë", tha Messi. Kupa e Botës mbetet i vetmi trofe që Messi nuk e ka në karrierë. Pritet që pas Botërorit 2022, Messi të sqarojë të ardhmen nëse do lërë kombëtaren direkt.