Përfundoi mandatin, Leskaj delegon kompetencat e kryetarit të KLSH-së, ja kush e zëvendëson përkohësisht

Përfundoi mandatin, Leskaj delegon kompetencat e kryetarit të KLSH-së, ja kush e zëvendëson përkohësisht

Bujar Leskaj

Kryetari KLSH-së, Bujar Leskaj pas përfundimit të mandatit kushtetues ka deleguar kompetencat e Kryetarit te zv/kryetari Lindita Milo. Kujtojmë që Kuvendi në seancën e fundit të vitit të kaluar rrëzoi propozimin e Presidentit Meta, i cili propozoi për kryetare të KLSH-së Vitore Tushën. Deri në emërimin e kryetarit të ri të KLSH-së, institucioni do të drejtohet nga zv/ kryetarja. Sipas njoftimit të KLSH-së, në datën 8 janar 2019, pas botimit në Fletoren Zyrtare hyri në fuqi vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 244, datë 22.12.2018, sipas të cilit delegohet ushtrimi i detyrës dhe përgjegjësive shtetërore të titullarit të institucionit përgjatë fazës kalimtare e tranzitore nga përfundimi i mandatit kushtetues të Kryetarit të KLSH (datë 23 dhjetor 2018) deri në emërimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të Kryetarit të ri të KLSH-së, tek Zv/Kryetari i KLSH, Lindita Milo (Lati).

Javën e fundit të dhjetorit në takime të veçanta, Kryetari i KLSH-së, Leskaj informoi për Vendimin e delegimit të kompetencave tek Zv/Kryetari i KLSH, znj. Lindita Milo, Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, zv/Kryetarin e Kuvendit, Kryetarët e Partive opozitare dhe Kryetarët e Grupeve Parlamentare, si edhe Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas realizimit të takimeve zyrtare, në datën 31 dhjetor 2018 përcolli vendimin tek Qendra e Publikimeve Zyrtare. Vendimi hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare në datën 8 janar 2019.

Lindita Milo (Lati), aktualisht Zv/Kryetare dhe Drejtore e Përgjithshme në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka përfunduar studimet universitare në profilin Financë- kontabilitet, mban titullin shkencor “Profesor” si dhe gradën shkencore “Doktor” në Kontabilitet (1996) nga Universiteti i Tiranës dhe Ph.D. në Ekonomiks (2001) nga “Staffordshire University”, Britania e Madhe.

Në vitet 2006-2016, Milo ka qenë Kryetare e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, që nga viti 1990 e në vijim Lektore pranë Departamentit të Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Milo në vitet 2004-2010 ka qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Bashkëpunëtore e jashtme e IEKA që në vitet e para të themelimit të profesionit të auditimit të jashtëm. Autore e disa teksteve, monografive, artikujve dhe punimeve të tjera shkencore në fushën e kontabilitetit, konkurencës, auditimit, etj.

Sipas KLSH-së, ky vendim arsyetohet nga korniza e mëposhtme ligjore e rregullatore në vendin tonë, si dhe u referohet praktikave më të mira bashkëkohore të INTOSAI-t që kontribuojnë në konsolidimin e pavarësisë, neutralitetit, paanësisë dhe integritetit të Institucioneve Supreme të Auditimit, sa vijon:

-              neni 162/2,  i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton se “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit “qëndron në detyrë për 7 vjet, më të drejtë rizgjedhjeje”; 

-              neni 23, i Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, që përcakton se “Mandati i Kryetarit të KLSH-së mbaron kur: a) mbaron afati shtatëvjeçar i qëndrimit në detyrë”;

-              neni 25, germa “ë”, e Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, mbi kompetencën e Kryetarit “për të përcaktuar strukturën, organikën dhe emërtimin e funksioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit”;

-              Standardet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI të INTOSAI-t, Udhëzuesit e aplikueshëm dhe praktikat më të mira bashkëkohore që i kontribuojnë mbrojtjes së paanshmërisë, objektivitetit, neutralitetit politik dhe besueshmërisë së institucionit suprem të auditimit (ISSAI 30);

-              Ligji nr. 44/2015, datë 30.4.2015 , “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;

-              neni 4, i Vendimit të Kryetarit të KLSH-së nr. 27, datë 20.04.2018, “Për miratimin e Kodit Etik të Kryetarit dhe drejtuesve të lartë të KLSH”, ku  cilësohet se, “Kryetari i KLSH-së, në ndjeshmëri të lartë dhe përgjegjshmëri maksimale ndaj pasojave të problematikës që paraqitet përpara titullarit të një institucioni kushtetues të pavarur që mund të rikandidojë për pozicionin që mban, problematikë e cila rrezikon të cënojë pavarësinë e institucionit të pavarur kushtetues që ai drejton,e deklaron publikisht për gjatë viteve që ushtron aktiviteti synimin dhe vullnetin e tij për të mos rikandiduar, si dhe, katër muaj përpara datës së mbarimit të afatit të qëndrimit në detyrë, i adreson zyrtarisht Presidentit të Republikës kërkesën për mos rikandidim për t’u rizgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Në 2 shtator 2018, Kryetari i KLSH-së, ka informuar Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit lidhur me Kodin Etik të Kryetarit. Kryetari i KLSH-së pas njoftimit të Drejtuesve të Lartë të Shtetit, ka informuar të gjithë Drejtuesit dhe Audituesit e KLSH-së për vendimin e marrë me synim garantimin e vijimësisë dhe normalitetin në punën e audituesve e të stafit të KLSH-së, si dhe realizimin e objektivave të përcaktuara përgjatë fazës së përzgjedhjes, nominimit dhe miratimit të kandidaturës së re për pozicionin  kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit