Modelja me emrin Pixee Fox synonte të ishte perfekte por përfundoi me një pamje thjesht të transformuar. Ajo kreu më shumë se 100 operacione plastike por rezultati është vërtet i frikshëm.

Pixee ka hequr 6 brinjë për të patur një bel perfekt, ndërsa operacioni më ekstrem ndër ata që ka kryer ka qenë ai i ndryshimit të ngjyrës së syve. Së fundmi, vajza ka zmadhuar buzët dhe të pasmet. Në këtë mënyrë ajo nuk ngjan fare me motrën e saj më të cilën ka shumë pak diferencë përsa i përket moshës.

Prindërit e saj janë të pakënaqur nga kjo zgjedhje e të bijës por kanë preferuar që ta lënë të lirë.

Modelja Pixee Fox