Ministrja e Arsimit dhe Sportit takoi mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” dhe gjimnazit "Pjetër Budi" të Bashkisë Mat, ku MAS ka investuar në rindërtimin dhe rehabilitimin e plotë të tyre.
Qëllimi kryesor i takimit me mësuesit, i zhvilluar në kuadër të turit ‘Flasim për arsimin’, ishte përforcimi i përgjegjësisë dhe aftësive profesionale të mësuesve, duke përmirësuar cilësinë e arsimit në këtë bashki.
Duke theksuar rëndësinë e trajnimit dhe rivlerësimit të aftësive pedagogjike të tyre në rrugën e reformimit të arsimit shqiptar, Ministrja Manastirliu u ndal në rëndësinë e angazhimit të tyre në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të mësuesve.
“Programi që lançojmë në këtë muaj që ka të bëjë me zhvillimin profesional të mësuesve dhe trajnimin e mësuesve të shkencave, matematikës, gjuhës, të teknologjisë dhe informacionit do të jetë një program i cili do të përfshijë rreth 4000 mësues. Unë jam e bindur se, përtej faktit që ju trajnoheni dhe keni një program trajnimi vjetor ka nevojë që me metodat e reja të mësimdhënies të njiheni më shpesh që kurrikulat ekzistuese mbi bazë kompetencash të jetë e orientuar me metodat e reja të mësimdhënies”, tha Manastirliu, duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Sporteve është angazhuar t’i mbështesë ata jo vetëm me trajnime por dhe me rritjen historike të pagës që do të bëhet këtë vit.
Mësuesit vlerësuan takimin dhe investimet që janë bërë në shkollat e Matit dhe ngritën si shqetësim unifikimin e teksteve shkollore.
Ministria e Arsimit ka nisur punën dhe është në proces pune për modernizimin e kurrikulës, për të cilat, Manastirliu tha se është ngritur tashmë edhe grupi i punës pranë MAS.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
3 Shkurt, 13:27
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17