Përfundon afati i konsultimit publik për 'fiskalizimin', Denaj: Do minimizohet informaliteti

Sot përfundon afati i konsultimit publik për projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” ose siç është prezantuar “Fiskalizimi”. Data 15 shtator ishte faza e dytë e konsultimeve pas përfundimit të afatit zyrtar. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me bizneset në Fier, ku kanë prezantuar ketë projektligj.  Ministrja Denaj tha se synimi është ulja e informalitetit duke mos u bazuar vetëm në inspektime.

"Është një proces më i qëndrueshëm në luftën kundër informalitetit dhe nuk janë inspektimet objektivi ynë afatgjatë për të luftuar informalitetin. Objektivi kryesor është që ne këtë projekt ta kemi dhe si një parakusht për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Pse? Sepse sisteme të përditësuara me teknologjinë, por jo vetëm, edhe me mendësinë e analizës dhe luftës kundër informalitetit, duhet të jenë në të njëjtën mendësi që është ajo e vendeve europiane”, theksoi Denaj.

Nga ana tjetër Ibrahimaj theksoi se raportimi në kohë reale i të gjithë transaksioneve, është diferenca më e madhe që sjell ky projektligj, krahasuar me ligjin actual.

“Ndryshimi kryesor që projekti paraqet është raportimi në kohë reale i të gjithë faturave. Aktualisht bizneset që tregtojnë me konsumatorin dërgojnë pranë DPT informacion në bazë ditore të shitjeve të tyre. Nga 1 janar 2020, të dhënat nuk do të dërgohen në bazë ditore, por do të dërgohen sa herë që një shitje gjenerohet. Fatura do të dërgohet në serverin e DPT, nëpërmjet aplikacionit dhe sistemit që po ngrihet” deklaroi Ibrahimaj.

Projektligji i “Fiskalizimit” pritet të hyjë në fuqi pjesërisht në muajin janar të vitit të ardhshëm, për transaksionet biznes – konsumator.  Pas instalimit të aplikacionit të ri që do të shkarkohet në cdo pajisje elektronike, pritet të rritet monitorimi i bizneseve, për të ulur kështu informalitetin dhe rritur të ardhurat. Faza e pilotimit për Fiskalizimin do të jetë në muajin tetor. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja