Ëndrra e quajtur Champions League për skuadrën shqiptare të Shkupit është ndërprerë në turin e dytë kualifikues, në ndeshjen e kthimit kundër gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb. Një javë më parë në Kroaci sfida ishte mbyllur me rezultatin 2-2 dhe të martën në stadiumin kombëtar të Shkupit pati shpresa dhe antuziazëm të madh.
Jo më kot pati një numër shumë të lartë tifozësh, por për ironi të fatit ëndrrën do iu ndërpriste një shqiptar, i quajtur Arijan Ademi, i cili luan për Dinamo Zagreb dhe është kapiten i këtij ekipi. 31-vjeçari nga Maqedonia e Veriut realizoi në minutën e 47 golin e vetëm të fitores 0-1 dhe për rrjedhojë Dinamo Zagreb u kualifikua në turin e tretë të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 2-3.
Gjithsesi skuadra shqiptare e Shkupit nuk do ta mbyllë këtu aventurën në Europë, pasi tani është zhvendosur në turin e tretë të Europa League, atje ku do përballet me skuadrën Irlandeze të Shamrock Rovers. Në sezoni që lam pas Shkupi u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut me një diferencë prej 12 pikësh ndaj ekipit të Akademisë pandev.