Përfundon hetimi për Fjolla Morinën, dosja kalon për gjykim. Burime për Report Tv bëjnë me dijes e Prokuroria do kërkojë pushim çështje për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla e Fitim Muja.
Aktualisht këngëtarja është nën arrest shtëpie pasi u kap me 2 pistoleta në makinë teksa udhëtonte drejt Shqipërisë.
Ajo u ndalua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës teksa në makinë po udhëtonte dhe me dy persona të tjerë, biznesmenin Fisnik Syla me të cilin ka dhe një marrëdhënie.
Biznesmeni madje i ka propozuar dhe për martesë ku këngëtarja vetëm pak ditë më parë shpërndau në rrjetin e saj social Instagram një buqetë me lule krah së cilës ishte dhe një unazë.
Ndërsa personi i dytë është dhe Fitim Muji shoferi personal i Fjolla Morinës. Të dy këta u është përcaktuar detyrim paraqitje në gjykatë pasi në armët e gjetura nuk kishte shenja gishtërinjsh.
Kujtojmë që njëra prej tyre ishte armë e vërtetë gati për qitje ndërsa tjetra ishte pistoletë-çakmak.