Përfundon "Kënga Magjike",
triumfon Alban Skënderaj
FOTO  

Përfundon triumfon Alban Skënderaj
FOTO  ">
Festivali i muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike” mbylli siparin e tij me një mbrëmje gala në të cilën triumfoi, kantautori i njohur Alban Skënderaj me këngën “Refuzoj”.

Gjatë spektaklit janë ndarë 20 çmime, të cilat kanë bërë fitues emra të ndryshëm të muzikës që mundën të ishin në mbrëmjen finale, si Aleksandër &Renis Gjoka, Juliana Pasha, Pirro Çako, Kejsi Tola, Greta Koçi etj.

Gjithashtu mbrëmja ne Pallatin e Kongreseve dhuroi performanca dhe çaste mjaft të këndshme, si nga ana e artistëve ashtu edhe nga prezantuesit Ardit Gjebrea, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani.

Natën e parë janë ngjitur në skenë 23 këngëtarë dhe 21 të tjerë gjatë mbrëmjes së dytë të eventit.

Një pjesë e mirë e këngëve kanë ardhur të shoqëruara edhe me performanca e kërcime. Por këngëtarët kemi mundur ti fotografojmë edhe gjatë provave apo netëve të spektaklit.


Ja çmimet e dhëna gjatë mbrëmjes finale të “Kënga Magjike 2012”:

Vendi i Parë- Alban Skënderaj

Vendi i Dytë- Aleksandër & Renis Gjoka

Vendi i Tretë- Juliana Pasha

Çmimi AMC Fun Page – Kejsi Tola

Best Dance – Vedat Ademi

Çmimi Çesk Zadeja – Era Rusi

Kënga Stil - Stine

Çmimi Televiziv – Rezarta Shkurta

Best FT. – Xhesika dhe Mateus Frroku

Prezantimi skenik më i mirë – Blerta Gaçe

Kantautori më i mirë- Andos

Çmimi i Kritikës – Eliza Hoxha

Çmimi Diskografik- Xhensila Myrtezaj

Çmimi i interpretimit- Rozana Radi

Çmimi Tendencë- Bojken Lako

Çmimi i publikut – Alban Skënderaj

Çmimi Jon Music- Greta Koçi

Çmimi Kontributi Artistik- Pirro Çako

Best Rock- Aleksandër & Renis Gjoka

Çmimi Etno Music- Eli Fara

Best Production- Ermal Mamaqi

Çmimi i internetit-Adrian Gaxha & Florian

Best Vocal- Juliana Pasha

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë