Përfundon kursi i 13-të i trajnerëve, Shulku jep diplomat: Njihen nga UEFA

Përfundon kursi i 13-të i trajnerëve, Shulku jep diplomat: Njihen nga UEFA

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku

Sektori i edukimit pranë FSHF-së ka mbyllur edicionin e 13-të të kursit të liçensimit për trajnerë të nivelit “UEFA A”. Pas përfundimit të testimit të fundit, sot në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamzë, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave, ku prezent ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Përpara trajnerëve tashmë të pajisur me liçensën “UEFA A”, Shulku inkurajoi të gjithë klasën e re të teknikëve për të praktikuar në terren me skuadra të ndryshme të gjithë bazën e dijeve të marra. Sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku theksoi:

“Sot përfunduam kursin e 13-të për trajnerë për liçensën ‘UEFA A’, dhe sikundër ua përcolla edhe të gjithë të sapo diplomuarëve, ajo që ka më shumë rëndësi lidhet me praktikën në terren, në rastin konkret në punën me skuadrat e ndryshme, në mënyrë që kjo liçensë të shërbejë realisht, duke konkretizuar gjithçka ata kanë përfituar në këtë periudhë trajnimi e mësimi.

Ndërkaq, sipas grafikut vjetor të punës, Sektori i Edukimit do të vijojë kurset me raundin e radhës të nivelit ‘UEFA Pro’, në një kohë që shumë shpejt do të zhvillohet një tjetër kurs për trajnerët e përgatitjes fizike, ku liçensa e tyre në një të ardhme të afërt do të jetë shumë e domosdoshme për çdo staf të secilit klub.

Këtu në këtë kurs të sotëm mes të diplomuarëve kishte edhe shumë ish-lojtarë, dhe me këtë dua të them që ky potencial teknik ëstë një mundësi shumë e mirë për klubet në të gjithë vendin për të afruar këta trajnerë të punojnë me skuadrat e tyre”.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku

Puna për liçensimin e trajnerëve vijon me raundin e radhës të nivelit maksimal, atë të “UEFA Pro”, teksa vetëm pak kohë më parë është mbyllur dhe janë liçensuar trajnerë të nivelit “UEFA B”. Shkolla e trajnerëve, përgatitja, formimi dhe liçensimi i tyre mbetet një prioritet më vete për FSHF-në.

Po kështu, vetë FSHF ka kryer kurse intensive dhe ka liçensuar me nivelin “C”, edhe të gjithë mësuesit e edukimit fizik të cilët punojnë me fëmijët në shkollat e ndryshme 9-vjeçare me projektin “GROW 2020”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut

Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut