Përfundon një cikël rekordesh tek Real Madrid, pritet revolucion

 Përfundon një cikël rekordesh tek Real Madrid, pritet revolucion

Real Madrid ne ndeshjen ndaj Ajax

Përfundon një cikël rekordesh dhe tani nis revolucioni. Më 28 maj të vitit 2016 Real Madrid fitonte të parën nga tre Champions radhazi nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe pas 1011 ditësh Europa do të njohë një padron të ri. Leksioni që morri nga Ajax në Bernabeu ka çertifikuar rënien e Los Blancos por nuk duhet harruar edhe një cikël që ka qënë për rekord. 14 trofe apo tituj të fituar duke e nisur me sezonin 2013/2014 ku u fitua La Decima pra Championsi i dhjetë në histori.

Reali kaloi një javë të tmerrshme, humbi dy herë me Barcelonën që solli eliminimin nga Kupa e Mbretit dhe daljen jashtë gare për titullin kampion. Por java do mbyllej akoma më keq edhe me eliminimin në dëm të Ajax nga trofeu më i dashur për Real Madrid që është Championsi.

Në 6 sezonet e fundit Real Madrid ka qënë në gjëndje të fitojë 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës, 4 Botërorë Klubesh ,një Superkupë të Spanjës , një Kupë Mbreti dhe një La Liga duke bërë që të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin edhe lojtarë si Cristiano Ronaldo, Benzema , Kroos, Bale, Marcelo dhe Modric. Kjo forcë e treguar nga skuadra gjatë këtyre viteve bëri që Florentino Perez të tregohej edhe arrogant duke mos zëvendësuar as një lojtar si Cristiano Ronaldo që shënonte deri në 50 gola në sezon. Duke mos e rinovuar skuadrën ,rënia pas humbjes ndaj Ajax ishte më e zhurmshme dhe më e rëndë e tashmë revolucioni nuk është thjesht një zgjidhje por një domosdoshmëri. Benzema, Bale, Marcelo, Isco e ndoshta Modric flitet se do largohen dhe nuk dihet se kush do ti zëvendësojë.

Ndaj holandezëve pjesa më e madhe e tifozëve u larguan nga stadiumi  pa vajtur minuta e 90-të ndërsa ata që qëndruan deri në fund e vërshëllyen skuadrën dhe kërkuan dorëheqjen e Florentino Perez. Megjithatë ky Real meriton duartrokitje edhe nga kundërshtarët pasi ka shkruar historinë e futbollit botëror.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/03/2019 13:46

    Iku një ha le!

    Përgjigju
  • Realist: 06/03/2019 14:56

    Ne 6 vite ne kapionatet e vendit te vet vetem 1 here kampion, nje kupe mbreti dhe nje superkupe. Pa kampione europe e dime sa merite ka nga shorti dhe albitri. Fitet per kupa qe nuk ka kapionat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Merret në pyetje drejtori i Policisë në Lezhë: Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit të favorizonte djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Merret në pyetje drejtori i Policisë në Lezhë: Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit të favorizonte djalin e Tom Doshit pas aksidentit