Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullur, ka kritikuar jo pak Këshillin e Sali Berishës të dalë nga Kuvendi i 30 prillit, e duke e cilësuar atë si 'familjar'.
Me një postim në Facebook, Kulluri ironizon, ku ndërsa i referohet Berishës dhe Rithemelimit si 'konservatorë', shkruan se ata mbështeten pikërisht te vlerat e familjes dhe se këtë parim e kanë përmbushur. Sipas Kullurit, vetëm nga 2 familje ka rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
"Meqenëse konservatorizmi mbështetet fort tek vlerat e familjes, Këshilli Kombëtar i dalë dje nga Kuvendi e përmbushi plotësisht këtë parim! Vetëm nga 2 familje ka rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar! Urime dhe përpara drejt fitores kundër regjimit të Edi Ramës!", shkruan ai.
Kuvendi Kombëtar, i thirrur nga Sali Berisha një ditë më parë, zgjodhi 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së, që u bënë me dije sot nga Albana Vokshi, e cila tha se 75 prej tyre janë anëtarë të Forumit të Gruas si dhe të Forumit Rinor të PD-së.
Veç Berishës, i cili është automatikisht anëtar i Këshillit, në listë janë edhe dhëndri e tij, Jamarbër Malltezin, nipi Sevalgon Berisha dhe kushëriri Mal Berisha.
Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.
Një ditë më parë, Sali Berisha i la detyrë që Këshilli Kombëtar të zgjedhë edhe zëvendësuesin e Enkelejd Alibeajt, të cilin e shkarkoi nga posti i kreut të grupit, pavarësisht se ky i fundit dhe grupi i tij nuk njohin asnjë vendim të Sali Berishës.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
NDALENI MULLAH SALIUN PO RICIKLON LLUMIN, DO NA KOMANDOJE HAJDUTI I PULAVE SALI LUSHAJ,
PërgjigjuMjer shqiperia qe ka akoma njerez qe i shkojne mbrapa plakut merre qe dery me sot e ka shkaterruar vendin dhe tani po na del Si shpetimtar,komunisti komunist mbetet bishti I qenit bisht qeni mbetet
PërgjigjuPo,me Kullur ashtu eshte.Por edhe ti me keto piruetat nje here me foltoren,nje here e shan Salen,nje here e lavdron,d.m.th. v.k.Por mos e rruj,se ne pushtet vini nga 2034.
PërgjigjuPo te kishte dale ne Keshill Kombetar edhe ky Kullumi i Arben Imamit,per te nuk do ishin problem 13 veta nga dy familje!
PërgjigjuPra, Kulluri genjen , apo nuk te intereson e verteta. Bindje ndaj partise, por jo qorr dhe shurll.