Përfundon procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, nis verifikimi në terren

Përfundon procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, nis verifikimi në terren

Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi sot se procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 ka përfunduar. 

Stafi INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.

INSTAT i bën thirrje qytetarëve të lehtësojnë punën e stafit. Për më tepër informacion kontaktoni në numrin jeshil (0800 22 44) apo adresën zyrtare të INSTAT [email protected].

'Të dhënat e mbledhura do të jenë konfidenciale dhe do t’u shërbejnë qytetarëve për shërbime dhe punë publike më të mira në të ardhmen" thuhet në njoftimin e INSAT

Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)