Përfundon procesi i shpërndarjes, mbi 12 mijë tekste mësimore gati për shkollat shqipe në Diasporë

Përfundon procesi i shpërndarjes, mbi 12 mijë tekste mësimore gati për shkollat shqipe në Diasporë

Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për shkollat shqipe në Diasporë.

Kjo u bë me dije nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila tha se gjithsej janë shpërndarë 12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, në 21 vende të ndryshme të botës.

"Procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për shkollat në Diasporë përfundoi. 12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, të shpërndara në 21 vende të ndryshme të. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, për të tretin vit radhazi kanë bashkëpunuar për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit në çdo cep të botës ku shqiptarët jetojnë e punojnë. Shpresëplotë dhe të angazhuar që këto shkolla do të shtohen dhe zgjerohen në të ardhmen! Vit të mbarë mësuesve dhe suksese të gjithë nxënësve shqiptarë anembanë", shkruan Xhaçka.

Sipas Xhaçkës, shkollat shqipe në Diasporë do të shtohen dhe zgjerohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!