Përfundon projekti 18-vjeçar për
historinë ''e injoruar'' të Ballkanit

Përfundon projekti 18-vjeçar për<br />historinë ''e injoruar'' të Ballkanit
Të ndryshojmë stereotipat e historisë, larg nacionalizmave dhe politizimit.

Ky është njëri nga boshtet ku mbështetet Projekti i Historisë së Përbashkët për Europën. Projekti u  prezantua këtë të hënë në sallën COD në kryeministri me përfaqësues të qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore, të cilët kanë diskutuar dy manualë të rinj të historisë.

Paneli i kryesuar nga ish-europarlamentari Hannes Sëoboda, kryetar i bordit u moderua nga vetë drejtoresha e përgjithshme e fondacionit Zvezdana Kovaç.  

Projekti i Historisë së Përbashkët, përfshin dy manualë të rinj të 2016-s me fokus periudhën e pas-Luftës së Dytë Botërore ku përfshihen vitet 1944-1990-2008, tha Kovaç.
 
Prezantimi është zhvilluar në një panel të hapur ku ishin të pranishëm historiania Valentina Duka, njëkohësisht  anëtare e bordit të këtij projekti, si dhe Ministrja e arsimit
Lindita Nikolla.

Hannes Swoboda  u shpreh se librat mësimorë të historisë finalizojnë një punë 18-vjeçare, me ekspertë e specialistë të vendeve pjesëmarrëse
 
“Deri më sot projekti ka prodhuar 4 perspektiva të edukimit historik në 11 gjuhë dhe ka njohur interes të konsiderueshëm ndërkombëtar. Lind pyetja a mund të mësojmë ne popujt e Ballkanit nga historia. Po. Nëse duam ne mund të mësojmë nga historia. Unë jam i lumtur që punoj me këtë projekt, sepse historia e Ballkanit nuk duhet të shihet si një burim konfliktesh, sepse duhet të jemi të qartë se konfliktet i shfrytëzojnë  fuqi të tjera sa herë i shohin të dobët këta popuj. Ndaj duhet të bashkëpunojmë”

hannes swoboda

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla theksoi rëndësinë e studimit të manualeve të historisë së Ballkanit nëpër shkolla. 

‘’Shumëfish do ja dalim që të ndërtojmë së bashku të ardhmen europiane’’, u shpreh Nikolla. 

Ndërsa historiania Valentina Duka foli u shpreh se ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit e vënë thesin në studimin e historisë kombëtare dhe asaj europiane, nuk e studiojnë historinë e njëri-tjetrit. 

‘’Histori Ballkani mësohet shumë pak. Ne mësojmë shumë histori europe dhe bote por histori ballkani në kurrikulat zyrtare të shkollave të nivelit parauniversitar nuk mësohet në asnjë prej vendeve të Ballkanit’’, u shpreh Duka.  

Projekti Projekti i Historisë së Përbashkët për Europën u prezantua më 15 nëntor në Bruksel, për t’u promovuar më pas në çdo kryeqytet të Ballkanit Perëndimor.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur