Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë, Bashkia mbulon gjysmën e financimit

Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë, Bashkia mbulon gjysmën e financimit

Një tjetër pallat në Tiranë është rehabilituar nga Fondi i Komuniteteve. Pallati në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet përfundoi procesin e rehabilitimit, ku gjysma e financimit u bë nga banorët ndërsa gjysma tjetër nga Bashkia e Tiranës. 

Pasi kanë zgjedhur administratorin, banorët kanë vendosur që të bëhen bashkë dhe të bëjnë veshjen me kapot të pallatit për të pasur jo vetëm një banesë më të ngrohtë dhe pa lagështirë, por duke përfituar dhe kursim të energjisë elektrike.

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë, ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vetë banorët, ndërsa gjysma tjetër nga bashkia. Kërkesat më të shumta kanë qenë për termoizolimin e fasadës, tarracës si dhe instalimi i ashensorëve.

Përmes një vendimi të këshillit bashkiak, për këtë vit është rritur vlera financimit si dhe për disa kategori shpenzimet do të paguhen 100 % nga bashka e Tiranës si për kryefamiljarët me aftësi të kufizuar, kryefamiljarë pensionistë, kryefamiljarë me ndihmë ekonomike. Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Go ahead: 10/10/2023 09:51

    Bashkia duhet të rregullojë të gjitha Pallatet e vjetra para viteve 90 në Tiranë..duhet një plan urbanistik,duke i dhënë çdo Lagjeje një Ngjyrë apo logo të veçantë identifikuese...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë