Përfundon rikonstruktimi i shkollës "Gustav Mayer", Veliaj: Klasa të bukura, me nxënës të talentua

Përfundon rikonstruktimi i shkollës

Pamje nga shkolla e rikonstruktuar

Shkolla 9-vjeçare "Gustav Mayer" në kryeqytet ka përfunduar rikonstruksionin dhe është gati për të pritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto se si duket shkolla tani.

"Klasa të bukura, me nxënës të talentuar dhe mësues të kujdesshëm. Kështu shkolla "Gustav Mayer", gjithmonë triumfon! Kolegët e Bashkia Tiranë janë kujdesur për shkëlqimin e ambienteve të kësaj shkolle", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, përfshiu: Ndërrimin e kaldajës, rregullimin e sistemit qendror të ngrohjes dhe sistemin e ventilimit; Rehabilitimin e të gjitha nyjeve hidrosanitare;  Rehabilitimin e plotë të palestrës, përfshirë edhe zëvendësimin e parketit; Sistemimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza; Hidroizolimin e tarracës së shkollës, për shmangien e lagështirës; Vendosjen e ndriçimit LED.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'