DURRËS - Një tjetër rrugë e rëndesishme për komunitetin dhe bizneset që gjenden në zonën industriale të Shkozetit ka perfunduar së rikonstruktuari.

Rruga “Durrësi ndër shekuj”, rikonstruksioni i së cilës u finalizua me fondet e bashkisë, lidh Shkozetin me autostradën dhe ju vjen në ndihmë dhjetra familjeve të kësaj zone. 

Pas përfundimit të punimeve, u krye edhe një ceremoni në të cilën mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Dako ka theksuar se ky investim i Bashkisë së Durrësit synon përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët e kësaj zone.

"Në kuadër të përmirsimit të jetës dhe cilësisë së qytetarëve, ky është një investim i bashkisë, i cili i dedikohet këtyre banorëve të ksaj zone, të cilët janë banorë edhe të vjetër por edhe të rinj sepse është një lagje e vjetër, por njëkohësisht kemi shumë banorë të ardhur mbas vitit 90. Nëpërmjet këtij investimi ne kemi përmirsuar ndjeshëm rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza, furnizimin me ujë, kemi realizuar edhe shtrimin e rrugës me asfalt. Kjo nismë e jona për këtë rrugë edhe për të gjithë zonat tregon vëmendjen që ne kemi ndaj qytetarëve", tha Dako.

Rruga e rikonstruktuar është e parametrave bashkëkohore, ndërsa pritet ti vijë në ndihmëvë shumë bisneseve të kësaj zone.


inagurimi i rruges ne durres
inagurimi i rruges ne durres
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)