Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, panë nga afër përfundimin e rikonstruksionit të rrugës “Alvora” në fshatin Muçaj, një investim që sjell një standard të ri infrastrukture për banorët e zonës.

Aktualisht, punimet ndodhen në fazën përmbyllëse, ku po vendoset sinjalistika dhe ndërhyrjet e fundit, duke e bërë rrugën plotësisht funksionale dhe më të sigurtë për qarkullimin.

Me një gjatësi prej 900 metrash linear, rruga shtrihet në lagjen autoktone Alvora, një zonë me rëndësi historike për komunitetin lokal. Ajo i shërben rreth 400 banorëve, si edhe një numri biznesesh me potencial zhvillimi, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin dhe kushtet e jetesës.

Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin lokal dhe për të rritur cilësinë e jetës në zonat rurale.