Përfundon takimi '100 minutësh' mes Ramës dhe zyrtarit të DASH

Përfundon takimi '100 minutësh' mes Ramës dhe zyrtarit të DASH

1567616263_1567616234ramaKostelancik.jpg
Ka përfunduar takimi i kryeministrit, Edi Rama me drejtorin e ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Rama priti në ambientet e kryeministrisë zyrtarin e lartë të DASH, ku takimi ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 45 minuta. Takimi i Ramas me Kostelancik nisi që në orën 17:00 ndërsa ka vetëm disa minuta që ka përfunduar. Në këtë takim ende nuk dihet për çfarë është biseduar por mendohet se në fokus kanë qenë situata politike dhe hapja e negociatave për në BE në muajin tetor.

Para takimit me Ramën, drejtori i ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik,  ka takuar edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Takimet me Bashën dhe Kryemadhin nuk kanë zgjatur më shumë se 60 minuta.


Lajmi kryesor:

Kriza politike/ Zyrtari i DASH takon Ramën, Bashën e Kryemadhin, LSI: Nevojë kritike për hapjen e negociatave


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë