Përfundon zgjerimi i nënstacionit të Komanit, ministrja Balluku: Prioritet energjia e rinovueshme

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është shprehur se një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe ministrisë që ajo drejton është tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, ndërsa po punohet për diversifikimin e kësaj energjie.  

Ambasadorja gjermane, SusanneSchutz, duke vlerësuar efektet pozitive të projektit për zgjerimin e nënstacionit të Komanit, tha se bashkëpunimi për zhvillim me Shqipërinë ka nisur që përpara 30 vitesh. 

“Sektori i energjisë përbën prej atëherë një qendër të bashkëpunimit tonë dhe qeveria ka vënë deri më tani në dispozicion një shumë prej rreth 370 milionë eurosh vetëm për investimet në sektorin e energjisë. Mes tyre edhe për sistemin e transmetimit të energjisë elektrike 400 kV në drejtim të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, shprehet Susanne Schutz.

Zgjerimi i nënstacionit të Komanit bën të mundur rritjen e sigurisë së operimit të sistemit elektro-energjetik në përgjithësi dhe në veçanti në periudhat me hidrologji të mirë dhe bën të mundur balancimin e rrjetit duke rritur kapacitetin eksportues dhe eliminim të kufizimeve të prodhimit gjatë eksporteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 12/04/2019 23:43

    Balluku nuk njeh Manastirin dhe i thote Bitooola

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!