Përgatiste kanabis për shitje, çfarë dëshmoi pronari që kishte punësuar 10 gra në Shkodër: E bëra nga depresioni, doja të shpëtoja nga borxhet

Kushtet e vështira ekonomike dhe borxhet e kanë detyruar të shkojë drejt veprimtarisë së paligjshme të përpunimit të kanabisit. Kështu ka deklaruar para trupës gjykuese 31-vjeçari Pjetër Gjoni, në banesën e të cilit u sekuestruan 86 kg kanabis.

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Anton Kosteri ka treguar se çfarë tha Gjoni, i cili zgjodhi të mbante të gjithë përgjegjësinë për vete.

“E kam bërë nga depresioni, nga kushtet e këqija ekonomike, nga borxhet. Mendoja se do të shpëtoja nga borxhet por u zhyta më thellë”, mësohet të ketë thënë Gjoni.

Ndër të tjera, Kosteri thotë se nuk mund të cilësohet shtëpi bari duke qenë se nuk kishte llampa, por kishte vetëm lëndë narkotike thuajse të tharë.  Ndërsa për 10 gratë punëtore thotë se kishin shkuar për sherebelë, por u arrestuan sapo hynë në brendësi të shtëpisë.

“Nuk kemi të bëjmë me shtëpi bari. Shtëpia e barit është laborator për prodhimin e lëndës narkotike. Që të kemi shtëpi bari, duhet të ketë llampa të posaçme për procesin e fotosintezës, gjë që nuk ekzistonte. Kemi të bëjmë me lëndë narkotike thuajse e tharë që është gjetur në banesë që ishte vetëm e një personi, jo e gjithë familjes.

Zonjat nuk kishin asnjë sekondë punë, jo disa ditë. Sapo kishin mbërritur në brendësi të shtëpisë së Pjetër Gjonit, janë arrestuar. Nuk kishin nisur ende aktivitetin që pretendon policia, të pastrimit të lëndës narkotike”, tha avokati Kosteri.

Një ditë më parë, Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë në burg vetëm për 2 anëtarë të familjes Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. Ndërsa dy anëtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Sa i përket 10 garave punonjëse, të cilat shkonin për përpunimin e kanabisit, gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitjeje’.

Ata u vunë në pranga 3 ditë më parë pasi policia konstatoi se merreshin me përpunimin e kanabisit në banesën në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni, i cili grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.

Punëtoret nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza që u arrestuan në flagrancë ishin punësuar nga 42-vjeçarja Danjela Hasani, e dënuar dhe 3 herë të tjera po për këtë veprimtari kriminale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja