Tirane- Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencës paralajmërojnë që dita e sotme do të jetë më e nxehta për këtë qershor.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Termometri parashikon që të regjistrojë temperatura deri në 41 gradë Celcius në zonat e ulëta, ndërsa në zonat bregdetare deri në 39 gradë Celcius.
Vapa përvëluese pritet të ketë një rënie të lehtë në fundjavë, me 2 gradë të shtunën dhe të dielën me 3 gradë.
Me nisjen e javës së re pritet të ketë dhe rënie të temperaturave duk shënuar nivelin 32 – 34 gradë Celcius.
Sherbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon
Ditën e premte mbi vemdin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 39°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares
-
Po
78.1%
-
Jo
18.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 2922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I nxehti afrikan, dje ishte dita më e nxehtë e Qershorit! Në Berat u shënua rekordi 42.5 gradë Celcius! Nga sot fillon rënia
22 Qershor, 12:34
-
Mbrëmë përjetuam natë 'tropikale', të dielën nis rënia e temperaturave! Një këshillë për ata që do shkojnë në plazh
22 Qershor, 07:11
-
I nxehti afrikan dhe pluhuri i Saharasë përfshin vendin! Nesër termometri shënon kulmin! Ja kur do kemi ulje dhe ca pika shi
20 Qershor, 13:36
-
Anticikloni Afrikan/ Ditë të nxehta priten gjatë javës në vijim, temperatura deri në 43 gradë Celcius
16 Qershor, 18:43
-
Fundjava me diell dhe temperatura deri në 35 gradë Celcius, ja parashimi i motit
15 Qershor, 07:30
-
Na pret një verë e nxehtë dhe e thatë
14 Qershor, 14:46
-
Pasdite pritet shtim i vranësirave, si parashikohet moti për sot
12 Qershor, 07:28
-
Parashikimi i motit për sot: Diell me pak re e temperatura deri në 35 gradë Celcius
11 Qershor, 07:55
-
Moti, vjen vala e parë e të nxehtit! Termometri do të shënojë deri në 37 gradë Celcius! Qytetet më të prekura
8 Qershor, 07:48
-
E hëna me shi, më pas diell e temperatura deri në 31 gradë! Parashikimi i motit për këtë javë
3 Qershor, 07:49
-
Parashikimi i motit për këtë të dielë për çdo qytet
2 Qershor, 07:11
-
Vranësira dhe reshje lokale shiu, si parashikohet moti për sot
1 Qershor, 08:14