Përgjaket fusha në Kukës,
dy futbollistë goditen me thikë

Përgjaket fusha në Kukës, <br />dy futbollistë goditen me thikë
KUKES- Një plagosje është shënuar dje pas përfundimit të ndeshjes Kukësi - Luftëtari. Në momentin kur lojtarët e të dyja ekipeve u rreshtuan për t’u futur në dhomat e zhveshjes, sapo janë rrethuar nga forcat speciale të policisë së shtetit ne fushën e lojës dy lojtarët e ekipit të Kukësit janë shembur në tokë nga plagët që kanë marrë në trup.

Nga amullija e krijuar mes lojtarëve dhe policisë, siç tregojnë edhe fotët e mara nga momenti i ngjarjes rezultojnë se dy futbollistët kanë shfaqur plagë të rënda në kokë dhe këmbë te shkaktuar nga mjete te mpreta. Dy të plagosurit janë Sokol Mëziu dhe Bledar Lena.

Ne ndihme te futbollistëve të plagosur është vënë autoambulanca e spitalit rajonalë e Kukësit duke i transportuar në urgjencën e këtij spitali. Sipas mjekëve plagët e marra në trupe kanë qenë të rënda dhe jane shkaktuar jo nga goditjet me gurë por nga mjete të mprehta, që dyshohet se mund të jetë thikë.

Nga mënyra se si janë plagosur dy futbollistët ngjarja paraqitet tepër e pa qartë pasi në çastet e plagosjes së tyre nuk ka patur asnjë tifoz afër tyre, si dhe ata kanë qenë 20 metra brenda fushës së futbollit duke mos patur asnjë mundesi kontakti me tifozët apo përsona të tjerë përrreth përjashtuar kordonin policor si dhe lojtarët e ekipit të miqëve.

Futbollistët e plagosur deklaruan : “Ne kemi qenë në atë moment të rrethuar nga kordoni policor dhe në krahë kemi patur lojtarët e Luftëtarit. Nuk e dimë se nga na kanë ardhur goditjet.”  Nga ana e saj policia e Kukësit, nuk ka dhënë detaje  për këtë ngjarje, por ka shpjeguar se pas përfundimit të ndeshjes është goditur me gurë një lojtar i ekipit të Kukësit.

Sipas policisë së Kukësit në këtë ndeshje nuk ka patur asnjë të plagosur me thike duke rënë ndesh edhe me faktet e pa kundërshtuara te urgjencës së spitalit rajonal të Kukës, ku në regjistrat e urgjencës janë të shënuar emrat e dy futbollistëve të plagosur për ndihmë mjeksore të dhënë nga bluzat e bardha rrethë orës 19: 00 të ditës së djeshme.

Ndeshja e luajtur dje pasdite për Kategorinë e parë përfundoi në rezultatin e pastër 1-1. Me këtë rezultat Luftëtari siguron vendin e parë në Kategorinë e parë të kampionatit të Futbollit Shqiptar.
(bl/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni