Përgjakja e Tiranës në '44, si u 
vranë 39 intelektualë për 2 javë

Përgjakja e Tiranës në '44, si u <br />vranë 39 intelektualë për 2 javë
“Tirana e përgjakur”, kështu është titulluar aktiviteti përkujtimor i organizuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 72-vjetorit të 39 viktimave të terrorit komunist në Tiranë.

Ngjarjet e 28 tetorit deri më 16 nëntor të vitit 1944 u përcaktuan nga referuesit Orhan Sakiqi, Uran Butka, Sabri Maxhuni Novosela nga Kosova, Besim Ndregjoni e Bilal Kola si zanafilla e terrorit komunist; si një luftë për pushtetin që u mor nga komunistët më 29 nëntor të vitit 1944.

Referuesit kujtuan vrasjen e klerikut Selim Braja në pragun e xhamisë pas Marrëveshjes së Mukjes që ishte edhe djali i Ramazan Brahjas, firmëtarit të Pavarësisë. Kujtuan 29 tetorin e ’43-shit, kur njësiti partizan i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon e Qeramudin Sulon dy 20 vjetarët nacionalistë, persekutimin pa gjyq në Priskë te 13 xhandarëve që u dorëzuan në mirëbesim në Brigadën e Parë.

Kujtuan vrasjen e doktor Lorenc Rashës nga Shkodra, vrasjen e intelektualit Nebil Çika në derën e shtëpisë, të vëllezërve Kokalari e të tjerë.

masakra e terrorit komunist
masakra e terrorit komunist
masakra e terrorit komunist

Gjatë aktivitetit ku u shfaq edhe një dokumentar.

Një ngjarje tronditëse është edhe ajo që rrëfen Ismaili, djali i oficerit të lartë të Mbrotjes  Muharrem Likut, i masakruar pa asnjë motiv në derën e shtëpisë. I prenë më parë gishtin për t’i marrë unazën rrëfen Ismaili me lotë në sy:

''Major Muharrem Liku ka debutuar në komandën e Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë. Nuk është implikuar në asnjë rrethanë në forcat kundër vendit vetë. Mua me la pa mbushur vitin, jam 73 vjeç. Ai nuk dëgjoi dhe tha pse do iki nga shtëpia, unë nuk kam vrarë dhe spiunuar askënd. E morën dhe i pushkatuan në krye të rrugicës dhe më e keqja e së keqes i prenë gishtin dhe i morën unazën'', shprehet Ismaili. 
 
Të dhënat dhe botimet dëshmojnë se nga 28 tetori i vitit 1944 deri më 16 nëntor me urdhër të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut u vranë 39 martirë, intelektualë, klerikë dhe oficerë të lartë...

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull