TIRANË- Për analistin Ilir Yzeiri, përgjigja e Arben Krajës kundrejt kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi llogari se përse SPAK nuk ka nisur hetimet ndaj Berishës, ishte fyese. I ftuar në Report Tv, Yzeriri thotë se Rama nuk foli si kryeministër i Shqipërisë, madje as nuk ndërhyri as në punët e SPAK, por si një qytetar i thjeshtë i këtij vendi kërkoi që të dijë nëse Berisha është apo jo kriminel i vrasjeve të 21 janarit dhe Gërdecit.

Kreu i SPAK iu përgjigj deklaratave të Ramës, duke thënë se nuk nisin hetime nga deklaratat politike, por duhet kallëzim. Kjo sipas Yzeirit nuk qëndron sepse prokuroria ka të drejtë të nisë hetime edhe me indicie. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, analisti u shpreh se sa herë që Berisha dhe Meta sulmojnë prokurorët nuk quhet ndërhyrje, por kur flet Rama e konsiderojnë si një të tillë, ndonëse ai i hapi rrugë reformës në drejtësi.

“Më bëri përshtypje përgjigja e Krajës, që ishte fyese, se u përgjigj se prokuroria vihet në lëvizje me kallëzime. Nisur nga kjo përgjigje flakë për flakë, unë mbeta i zhgënjyer prej tij. Rama nuk foli si kryeministër, nuk ndërhyri në punët e SPAK, do kishte ndërhyrë nëse do kishte vepruar si do kishte vepruar Berisha me zinxhirin komandues të gardës që prokuroja i vuri në arrest dhe Berisha nuk i dorëzoi. E quajti lavire. Sa herë flet Berisha e Meta kundër prokurorëve nuk është ndërhyrje. Rama nuk foli kur ia arrestuan ministrat. Rama artikuloi atë shqetësim që ke edhe ti edhe unë, ky që ka vrarë katër veta është kriminel apo jo. Shqetësimi im erdhi edhe prej kësaj, ky njeri autor i dy masakrave del para kryeministrisë dhe vë qirinj aty ku ka vrarë njerëz”, tha Yzeiri.

Përveç deklaratave kundër Berishës, Yzeriri thotë se në SPAK ka edhe dosje për Berishën, por në fakt nuk ka nisur një hetim. Analisti ngre një pyetje për Krajën, duke thënë se shpallja non grata nuk është një indicie për të nisur hetim?

“Zoti Kraja është gënjeshtër, prokuroria dhe policia vihet në punë edhe me iniciativë e përcakton kodi i procedurës penale. Kraja, deklarata shpallja non grata është deklaratë politike? Po i themi të dimë çfarë do bëhet me këto personazhe që për 30 vjet kanë rekorde kriminale. Ca kallëzimi, Romero kara ka çuar një mal me dosje. A është ky kallëzim për CEZ-DIA pse s’na jep një përgjigje. Nënteksti është ik mos na çaj kokën shumë. Presion politik është kur ti ke mazhorancën mbledh parlamentin dhe ia kufizon kompetencat atij.

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Arben Krajës, i cili tha se punojnë me kallëzime dhe jo me deklarata politike.