Përgjigje mbi disa pikëpyetje për
atë që mund të ndodhë me Greqinë

Greqia është një vend fqinj i Shqipërisë që ka ndikim në ekonominë e vendit tonë për shumë arsye. E para sepse rreth 700 mijë emigrantë jetojnë atje si dhe për faktin se shumë kompani greke kanë investuar në vendin tonë.

Por, si shihet kriza në Greqi në rrafshin global?
Greqia ka një borxh prej 350 miliardë dollarë, aq sa qeveria amerikane merr borxh çdo shtatë muaj. Borxhi total i SHBA-ve është 18.3 trilion dollarë, 50 herë më shumë sesa borxhi i Greqisë.
Por pavarësisht kësaj, shuma e borxhit të Greqisë është e madhe për faktin se është një ekonomi e vogël dhe se nuk ka mundësi ta shlyejë këtë borxh.
Tashmë Greqia po kërkon sërish borxh për të paguar borxhin. Kjo ka funksionuar dhe në vende të tjera.
Greqia mund të mbajë një referendum për propozimet e Evropës për borxhin pasi kryeministri, Aleksis Cipras mendon se Evropa po kërkon shumë dhe ai do të bëjë fusha për të votuar kundër.
greqia dalje
Çfarë ndodh nëse Greqia voton kundër?
Me shumë mundësi mund të dalë nga zona euro. Nga ana tjetër nëse votojnë pro, atëherë Cipras do të detyrohet të japë dorëheqjen.
Shanset për një rrugë tjerët të daljes nga kaosi janë shumë shumë të vogla.
euro
Çfarë do të thotë kjo për Eurozonën?
Nëse politikanët evropianë nuk arrijnë një marrëveshje për Greqinë kjo do të sjellë fillimin e fundit të projektit të madh Evropian.
Vendet Evropiane janë shumë dyshuese për njëra-tjetrën. Veçanërisht ka një ndarje të thellë mes vendeve të pasura të veriut që janë dhe kreditorët e borxheve dhe vendeve gjermanike dhe atyre të Mesdheut.
Koherenca politike në Evropë tashmë ekziston më shumë në teori sesa në praktikë dhe pa vullnetin politik, ekonomia nuk funksionon.
be
Nëse Greqia del nga euro?
Vendi menjëherë do të vuajë nga zhvlerësimi i monedhës, inflacioni dhe më pas nga falimenti. Pasojat do të jenë shumë të dhimbshme. Nga ana tjetër dhe qëndrimi në euro nuk është shumë i mirë. Pasi kreditorët po kërkojnë politika shtrënguese për dekadat e ardhshme nga të cilat është e vështirë të shihet shpresë për rritje ekonomike në të ardhmen.
Në fund të fundit, falimenti mund të shihet dhe si një nisje e re, siç bëri Argjentina në vitin 2002.
merkel
Po me Evropën çfarë do të ndodhë?
Institucionet Evropiane janë shumë të mëdha dhe mjaftueshëm të pasura për t’i bërë ballë humbjeve që vijnë nga falimenti i Greqisë.
Por, ato nuk do të mund t’i bënin ballë humbjeve nga falimenti i Spanjës dhe Italisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen