Përgjimet/Andrea-të shoqit:
Më shkroi Dhori, s'ka kallëzim

Pamje filmike, përgjime, takime midis Sarandës, Fierit, Durrësit, e Tiranës mes të dënuarve janë provat që gjykata e lartë përdori për të dënuar me akuzën e korrupsionit gjyqtaren Majlinda Andrean dhe 4 të tjerë përfshirë dhe bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea.

Kolegji Penal tashmë ka zbardhu dënimin ku në 118 faqe është argumentuar se si nisi afera korruptive 50 mijë euro për 40 h truall në Butrint, për të përfunduar në një mospranim rekursi në Gjykatën e Lartë.

Ndër përgjimet e përdorura si prova janë ato midis trashëgimtarëve ELeni Lini Ilia Çabiri dhe sekserit Petraq Dashi, si dhe Dashit e Odhise Andreas bashkëshortit të gjyqtares. 

Përgjime të cilat kanë zbardhur se gjyqtarja Andrea vihet në dijeni për hetimin ndaj saj dhe njofton menjëherë të shoqin Odhise.

Majlinda Andrea u dënua nga Gjykata e Lartë me tre vite burg, dënim i cili i konvertohet në shërbim prove 2 vjet. Gjithashtu, Andrea penalizohet me 5 vjet heqje të drejtës për të ushtruar funksione publike

Me këtë dënim ajo mbetet jashtë sistemit të drejtësisë, pasi penalizohet nga filtrat e procesit të Vettingu. 

Përgjimi/Biseda mes trashëgimtarëve të pronës dhe sekserit Petraq Dashi
 
Petraqi : Eee dakort edhe i thashë e rëndësishme është të mos jetë ndonjë gjë e rëndë, jo jo më tha mua, janë gjera brënda asaj që janë të llogjikshme.
 
Ilia : Po mirë.
 
Petraqi : Po mos të jenë kopace brënda, kshu më tha. Tani pas këtij muhabeti më mori pastaj, ashtu siç ta kam thënë gjithmonë, e gjerat janë në proces, do të mar unë, ti mos mer më, do të mar unë, do të lajmëroj unë.
 
Ilia : shumë bukur, se ashtu funksionojnë gjërat.
...........
 
Ilia : un isha në Tiranë dje, ika për tër natën, vajta në mengjes, në orën 8 kisha takim me ata, u ulëm, u takuam, i ka dhënë rëndësi shumë të madhe tani që,atje të kthimit, të kompesimit të lekëve.
 
Petraqi: po mir o mir, po të hedhim këto, të fusim ktë në xhep, pastaj flasim bashkë ne. 
 
Petraqi: Hiç asgjë fare, as nuk më ka marrë as ashu... nuk e di si e qysh e tek do vijë. Nuk po e marr vesh fare, më tha më prit, më prit, po të marr vetë në telefon e kaq.
 
 Ilia: Mos është e nevojshme të vete unë një herë lart vetë...?
 
Petraqi : Po jo ore vlla se e bezdis, unë merrem me njerëzit e mi atje, thashë një mendje me gocën e xhaxhait, ti veja të shpija, por më duket si. Nqs të ka thën kshu tha është kot tha...
 
Ilia: Erdhi finalja, në korrik ishalla e mbyllim...
 
Petraqi : Ai muhabet do vete mirë e të gjitha ....
 
Petraqi : Ati mikut i çova fjalë me të jatin me një fjalë.
 
Ilia : Po?
 
Petraqi: Edhe tha është akoma në ashu, tha po e shikojmë, tha mos ki merak. Kjo ishte përgjigja.
 
Ilia: Mos ki merak? Kaq?
 
Ilia: Këto punë kanë gjykatat mo vlla, nuk ashu, po ta kishim mbaruar, ta kishim mbledh mendjen.
 
Petraqi: Nuk e di ça të t’them or ti, muhabetet jan bërë t’shkoqura, t’pjekura, t’sakta, nuk e di tani.
 
Petraqi : Tashti po atë do takohemi, janë gjëra që s’bëhen n’telefon kto, me një fjal, o bëhet ktë javë që vjen, o s’bëhet, me një fjal, kshu që kostua ësht veri ato, po takohemi sot mbasdite n’Gjirokastër dhe kaq, mir, hajt.
 
Ilia: E mir nga ora 6-7      
 
Eleni : Alo..
 
Petraqi : Lenica, ç’kemi ?
 
Eleni : Mir, faleminderit.
 
Petraqi : Petraqi, jam.
 
Eleni : O, Petraq, ç’bëni ?
 
Petraqi: Ee, për atë të mora sepse nesër i thash dhe Yllit, nga ora 11-11 e 30, do takohemi aty në Gjirokastër.
 
Eleni : E mir, shum mir, ndonjë lajm të mirë ?
 
Petraqi : I mir, i mir, po hajt.
 
Eleni : E mir pastaj, nga ora 11 e 30, e ?
 
Petraqi : Po, po, hajt
 
133. Kjo e fundit, pas bisedës me Petraqin mer në telefon të pandehurin Ylli Çabiri. Nga biseda e zhvilluar mes tyre rezulton se:
 
Eleni : E tani sapo më mori dhe thoshja prit se isha unë nja një javë tutje dhe thash të të marr Yllin për ndonjë të re dhe dje harrova, kur më mori tani Petraqi, me tha do vi nesër në 11:30, do vij dhe Ylli tha të bisedojmë.
 
Ilia : E, është ajo për Gjykatën e Lartë, nuk e di tani ça kanë bërë ...
 
Eleni : E, i thashë unë ndonjë lajm të mirë ? Të mirë, të mirë, më tha mua po kaq.
 
Ilia : Ka kosto, ka kosto.
 
Eleni : E kuptova unë që tha, edhe unë për atë mendova për koston, e për koston.
 
Ilia : Ajo është tani t’shohim, po ajo tani s’është me 2000 evro, e 3000 evro.
 
Eleni : Po sa do të jetë shuma andeja ?
 
Ilia : Nuk e,  do bisedojmë, s’më tha gjë në telefon.
 
Ilia : Unë der tani, përvec tuajat që dhatë ti edhe Petraqi, kam harxhuar 8000 euro, 9000 euro, të miat........
 
Ilia : Tani nuk do zëm të tilla llogarira, sepse tani po, është halli se të kthyen prapë në shkallë të parë, e në shkallë të dytë, u dogjëm, është kot na venë dëm ato.......
 
Ilia : Tani, ne nuk e dimë sa kanë kërkuar.
 
Eleni : Nuk e dimë, jo, themi neve, pa..............
 
Ilia : Po mendimi im është që të bëjmë sakrifica që ta mbarojmë ktë muhabet.
 
Eleni : Duhet bërë sakrificë, po kush ta bëj sakrificën se, kur nuk ke ...
 
Ilia : Do vrasim veten se ndryshe tani na ven puna dëm, 10 vjet punë na vete dëm, ne vetëm me ktë llaf.

Eleni : E di, e di, prandaja të them, në qoftë se ka ai, po jan kaq shumë?
 
Eleni: Le ti japi ai dhe e rregullojmë më vonë pastaja neve, mos e neve përshëmbull, neve i dimë kto gjëra që jan të tilla. Makar të jetë dhe ashtu të mos jetë ndonjë pengesë tjetër, makar të jet dhe ashtu.

Petraqi : E, Malo.

Malo : E re Petro, ku je ?

Petraqi : Ja ktu, po kthehem tani.

Malo : He, ça bëre ?

Petraqi : Ee, ato muhabete që prisja, i thash Yllit, se Lenica thoshte s’kam, s’kam..... s’prisja un ndonjë gjë, tani për un, për të mos thënë që dakort, un jam shumë, shumë në siklet - i thash unë, se s’mund ti gjej për 3 – 4 ditë aq lek...

Malo : Ehe, ehe.

Petraqi : Kshu që, ça do bëjmë.

Malo : Ee.

Petraqi : Ylli, ti, i thashë un, t’del për detyrë të dalësh atje, ti thuash atyre miqve, sikur sonte t’shkosh n’Tiranë, a ti marrësh n’telefon, ta ndash muhabetin, sa do kontriboni. Jo tha, un n’qoftëse nuk kontrobojnë me lek ata, tha do ti them sa zbrisni tha nga 15 –shja, më kupton ? që kan pjesë.

Malo : Po, po.

Petraqi : Edhe kjo është ashtu, i thash un. Dakort, më kupton ?

Malo : Po.

Petraqi : Po jo, po ti bëj njëher muhabet të hënën, se mos ai bie dakort, që ti bëj me kto, me kto. Mir se e bëj un muhabetin i thash un, edhe ktë, po po qe se s’ra dakort ai, qysh do ti bëjmë ? Ku do ti gjejmë ? Na ngeli pikpyetja ku do gjënden pastaj.

Malo : Ehe.

Petraqi : Që ta shtrydh Yllin sa t’kem mundësi.

Malo : Po.

Petraqi : Edhe pastaj ti jap në momentin e fundit, ti them okej..., i gjeta, më bëni kaq, më detyroheni kaq. Po do vi ti bëjmë muhabetet

Ilia Çabiri po përpiqet me veprime konkrete per te siguruar shumën qe kërkohet te jepet si shpërblim. Bashkëbiseduesi e pyet atë se çfare garancie kane ata ne rast se japin shumën përkatëse, pasi shuma është e madhe por Ilia thotë  “kjo shume duhet te jepet sa me shpejt qe te marrin......, dhe se ata nuk luajnë me shuma te tilla se u ikën jeta”.

Xhorxhi :  Po ja të pyes un, mir i duan ato ata, po ka garanci apo ?

Ilia :          O Xhorxhi, ajo është pun e bërë, jep ato ...

Xhorxhi : Po mir, ka garanci ? Apo ti japim, e pastaja, jo andeja, po këteja.

Ilia :         Jo, jo, atje është loja. E jep lekët merr....

Xhorxhi : Po mir mo, mir, nuk diskutojmë atë, po mos na i dredhin gjë edhe..

Ilia :         Jo, po ...., ata nuk lozin me jetën, kështu luhet kjo.

Ilia :     Jo, jo, jo, ne duhet deri të martën, të mërkurën, të jepen dhe të premten merr vendimin.

Xhorxhi : Ehe.

Ilia :         Kshu luhen gjërat dhe ne dhamë lekët që morrëm vendimin.......

Ilia :          Nuk lozin ata me kto, se është shumë e madhe, nuk, lozin.

Xhorxhi : Po mir mo, mir, normal, po ndaj them dhe un mo, ngaqë është shum e madhe se.

Ilia :         Jo, jo, jo, nuk lozin ata, se e din që ....me jet kjo pun, të vjen tjetri të merr jetën dhe familjarisht.

Ilia :        Tani Petraqin nuk e dim....., të rezistoj çik muhabetin, kaq mund të mbledhim.

Majlinda Andrea-bashkëshortit: Dhori më tha se dosja është atje, por s'ka kallëzim

259. Ne datën 14 Korrik 2016 mbasdite, i pandehuri Odhise Andrea, së bashku me të birin janë nisur per ne Fier, për të takuar të pandehurin Petraq Dashi. Rrugës, në orën 16: 47 p.m., e pandehura Majlinda Andrea nga numri 692027672 që kishte në përdorim, ka marrë të birin, në numrin e telefonit 697087878 dhe i ka kërkuar që të nxjerrë në telefon të pandehurin Odhise Andrea. Sa me sipër konfirmohet nga procesverbali “Per përgjimin e telekomunikimeve” date 15.07.2016 (referojuni faqes 93-94 te dosjes gjyqësore, vol. 2). Nga biseda e zhvilluar ndërmjet dy të pandehurve, konfirmohet fakti qe: (i) te pandehurit tashme e dine qe ka nje çështje ne drejtim te tyre; (ii) dhe se duhet te bëjnë veprimet me kujdes se ai mund te jete dakort.

Majlinda :  Alo.

Kristi :       Alo ?

Majlinda:   Jepja i çik babit.

Kristi :       Po. (flet Odisea) E me.

Majlinda : Nigjo edhe Dhori më kishte shkruar që, më kishte konfirmu nëpërmjet atij që e ka, që e kishte.

Odhisea :   Po, po.

Majlinda : Që dosja ësht atje.

Odhisea :    Po

Majlinda :  Dhe që nuk ka, nuk bëhet fjal për kallzim.

Odhisea :   Dhe njëher.

Majlinda :  Nuk bëhet fjal për kallzim.

Odhisea :   Ehe.

Majlinda :  Por ka dal rastësisht nga një çështje tjetër.

Odhisea :   Okej

Majlinda : Kshu që bëji ato veprimet sot me shum kujdes.

Odhisea :   Mir.

Majlinda : Se ai mund t'jet, dakort?

Odhisea :   Okej.

Majlinda : Hajde pra, cao.

Odhisea :  Cao. 

260. Siç vërtetohet nga procesverbali “Per përgjimin e telekomunikimeve” te datës 14.07.2016 (referojuni faqes 95-96 te dosjes gjyqësore, vol. 2), edhe Petraq Dashi ishte nisur per ne Tirane per te takuar te pandehurin Odhise. Në orën 17 : 38 p.m., i pandehuri Petraq Dashi ka folur ne telefon nëpërmjet nr. 693520130 me te pandehurin Odhise Andrea, i cili i thotë qe ishte nisur per tek ai dhe ishte ne Fier. 

Odhisea : Odesea jam, ça bëre?

…Petraqi:  Degjo, unë jam nisur për Tiran, burrash jam ktu në atë, isha .... dhe jam drejt Tiranës kshu që mirupafshim n'Tiran.

Odhisea : Un jam n'Fier.

Petraqi :  A në Fier je ti, at'here po kthehem un.

….Petraqi :  Për dhjet min shum, shum, njëzet minuta jam aty un.
Odhisea : E mir....

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!