Përgjimet/ ‘Atë gocën e bëjmë dot sot’, si lejohej kalimi përmes Rinasit i të miturve pa prokurën e njërit prind: I pret babai

Përgjimet/ ‘Atë gocën e bëjmë dot sot’, si lejohej kalimi përmes Rinasit i të miturve pa prokurën e njërit prind: I pret babai

1711891074_sistemitims.png

Efektivët e Rinasit lejonin kalimin e të miturve pa prokurën e njërit prej prindërve. Siç e parashikon ligjit, që një i mitur të kalojë kufirin do duhet që të ketë prokurë nga të dy prindërit, por efektivët e Rinasit ‘mbyllnin njërin sy’ dhe i kalonin vetëm me praninë e njërit prej prindërve kundrejt ryshfetit.

Janë disa raste në dosje, ndërsa Shqiptarja.com sjell të zbardhur disa prej episodeve ku Eneo Sulejmanaj i thotë efektivit Briken Tereziu “Atë gocën e bëjmë dot sot”. Ai i kërkon që ta kaloj të ëmën bashkë me djalin, kur ndërkohë nuk kishin prokurë nga babai.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Mgjesi vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Si u gdhive

Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me nje dark familjere

Eneo: Ska gje vlla tak sot po qe I lire. Ate gocen sot e bejm dot

Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Enkeleda Xhaja dhe Brajan Xhaja. Ca nr ti them vlla

Briken: Te 4

Eneo: Po ngjitet vlla

Briken: Ok

Eneo: Cdo gje ok vlla

Briken: Ok

Eneo: Rrofsh vlla

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.Xh është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.X është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.

Një tjetër rast është më datë 18.09.2023, ku një nënë ka kaluar kufirin me 3 fëmijët e saj, e papajisur me prokurë nga bashkëshorti. Sipas bisedave në Signal, atë e priste bashkëshorti në Catania.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 18.09.2023, nga ora 08:11 PM – 10:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla ca bon e shef dot kte. (I dërgon pasaportën e shtetases

Briken: 1 min ka nejt para ca vitesh shume

Eneo: Po eshte ok dmth

Briken: Po ok

Eneo: Spaskan prokuren per kalamjat e ka burrin nitali. Fola e tel me burrin e vet tani e bejm?

Briken: E ka me letra burrin

Eneo: Se di se pieta. Ne Catania jane. Atje duan te shkojn dhe kta

Briken: Kur kishte ik ai

Eneo: tja kërkoj pasaportën

Briken: Po kerkoja nje here

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Idriz Xhelo dhe Merjeme Idrizaj. Kan dhe cunin per Catania te 3. Neser n6 tmjeti. Kurse kjo neser ma sjell

Në orën 09:57PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësitë të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ten r 14 vlla

Eneo: Ok vlla

Referuar bisedës dhe të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasja P. Y nuk ka probleme në sistem, por ajo ka udhëtuar me femijët e saj S.Y, N.Y dhe K.Y, e papajisur me prokurë nga prindi tjetër.

Po ashtu më datë, 12.08.2023 efektivi Briken Tereziu ka lejuar kalimin e një vajze nga Rinasi pa prokurën e babait.

Eneo: Mgjes vlla. Si je

Briken: Mire vlla si je ti

Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?

Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam

Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr

Briken: Po shyqyr

Eneo: Do tsjrll nje zonje lart ti lej aty

Briken: Ok

Eneo: Eshte dhe I gru me gocen 15 vjec pastaj

Briken: Ma nis emrin

Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases L.P. Zonja eshte per Pisa ne 12 e 25

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases M.S. Kurse kjo është me gocen per Budapest 15 e 30

Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca

Eneo: Se ka prok se ka ik me burrin nga bari. Burrin e kthyn per ditet bash me gocen. I dërgon pasaportën e shtetases A.S.

Briken: E ke dhe pasap e burrit

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja M.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 12:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila më datë 05.08.2023 është kthyer inad (Gërma F) me motivacionin" ka qendruar 90 dite ne 180 ditet e fundit ne BE".

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa prokurrë nga babai I saj.

Babai L.S nuk rezulton te ketë dalje nga territori RSH nga PPK Rinas.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Është një shok për Budapest’, 'sot nis 500 €'! Skema e korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE! 'Fundosen' nga bisedat në 'Signal'


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve