Përgjimet,  Braçe: Të ndryshohet 
ligji, Berisha paranojak e përdori

Përgjimet,  Braçe: Të ndryshohet <br />ligji, Berisha paranojak e përdori
Deputeti socialist Erion Braçe kërkon ndryshimin e ligjit për përgjimin e komunikimeve telefonike. Reagimi i tij vjen në formë reagimi për skandalin që shpërtheu së fundi, të përgjimeve që SHISH u kishte bërë personaliteteve të larta të politikës, mes tyre, Edi Ramës, Lulzim Bashës e Ilir Metës.

Përmes një komenti në rrjetin social Facebook akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se fshihet pas këtyre përgjimeve, i favorizuar edhe nga ligji aktual, që sipas Braçes është kriminal dhe në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Paranoja e Sali Berishës për të përgjuar çdo kundërshtar, e mbështetur në një ligj kriminal kundër lirive dhe të drejtave të njeriut.

Kjo e ish- Ministrit në Qeverinë Berisha dhe ish deputetit në Komisionin e Ligjeve, Viktor Gumi është dëshmia më e rëndë në procesin kriminal ligjbërës në Kuvend në vitin 2012 në rastin e ligjit për përgjimin e komunikimeve telefonike, posaçërisht në aspektin parandalues!!

E drejta e pakufizuar e 29 institucioneve për të përgjuar gjithkënd e pa asnjë garanci ligjore, vijon të jetë në fuqi dhe kërcënon shumë rëndë të drejtat dhe liritë e çdo shqiptari apo të huaji në këtë vend.

Përtej ndjekjes ligjore penale ndaj cilitdo që është përfshirë në krimin e përgjimeve, duhet urgjentisht ndryshimi i ligjit dhe kthimi i tij në standardin evropian që mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve!!”, shkruan Braçe në Facebook.


Cilat janë disa nga mangësitë e ligjit të miratuar në vitin 2012 
1- Ligji për  përgjimin e ligjshëm të komunikimeve elektronike”. përfshin përgjimin e  emaileve, facebook, tëitter dhe të gjitha shkëmbimet elektronike. 
2- Një ndër elementët kryesorë dhe më problematic të këtij ndryshimi gjendet në nenin 23 të projektligjit, ku lejon që përgjimet në raste të caktuara mund të bëhen dhe pa marrë lejen e gjykatës, si dhe zgjerimin e rrezes së përgjimit dhe me institucione të tjera.
3- Ligji aktual nuk përcakton kategoritë e veprave penale që mund të përgjohen dhe kjo lë hapësira të mëdha për abuzime, pasi cdo kush mund të përgjohet. Madje nuk është përcaktuar as pjesë që përgjimi duhet të bëhet në bazë të një dyshimi.
4- Nuk përcakton procedurën që duhet të ndiqet për shqyrtimin përdorimin dhe mbajtjen e të dhënave të grumbulluara nga përgjimi.
5- Ligji nuk përcakton as rethanat dhe procedurat sipas të cilave të dhënat ose komunikimet mund të asgjesohen ose fshihen.
6- Nuk parashikon mbrojtjen dhe paprekshmërinë e komunikimeve avokat klient,  komunkimin i privilegjuar dhe i paprekshëm.
7- Si dhe nuk përcakton mekanizmat e mbikqyrjes dhe kontrollit të cilat mungojnë tërësisht.
 
-Ligji pati kundërshtinë e LSI në atë kohë pjesë e koalicionit të djathtë, madje u fol për një krisje mes 2 aleatëve. Ndryshimet u propozuan nga ish ministri i inovacionit Genc Pollos.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim