8 personat janë pyetur për llogari të hetimeve lidhur me dosjen 339, përgjimet e së cilës u bënë publike nga gazeta gjermane "Bild".
Më herët, u paraqit pranë organit të akuzës Ndraxhi, emri i të cilit doli në skenë gjatë një bisede të përgjuar nga Astrit Avdylaj. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se edhe pse deputeti socialist ka mohuar të ketë lidhje me persona të këtij grupi kriminal, hetuesit e kësaj çështje kanë dyshime se Astrit Avdylaj ka ndikuar që pjesë e listët së PS në zgjedhje të ishte edhe Ilir Ndraxhi.
Ndërkaq, emri i ish-drejtorit të Hipotekës doli në audio-përgjimin e parë, ku përmendej nga Avdyli në bisedën që ky i fundit po bënte me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. " Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo"
I lutem redaktoreve te gazetes dhe personalisht gazetarit investigativ artan hoxha dhe zotit qyna.verifikoni nepermjet prokurorise,interpolit,ose ku tua marre mendja ju per kreun e PD shijak.para ca ditesh ka kercenuar per mbylljen e kzaz ne shijak.ky i virgjeri nese eshte djali i xhelal tushes me rezulton sipas fjaleve poshte e perpjete ,se eshte i denuar per trafik droga ne 2 ose tre vende te BE.kur merret neper goje deputeti ndraxhi,dako,etj.me pergjime telefonike,si eshte e mundur qe kryetar i pd ne shijak te jete nje person i denuar dhe kerkuar per trafik droge.sigurisht,deri tani jane fjale.une nuk kam mundesi verifikimi.ju gazetaret e nderuar dhe kjo gazete e zerit te se vertetes(per mua keshtu eshte dhe te vetmet bashke me tema-n)mund ta beni nje verifikim zyrtar.me respekt.
Përgjigju