TIRANE- Zbardhen disa pjesë të përgjimeve nga dosja hetimore për kontrollorin e Rinasit Eduart Çelmeta, të cilin dje gjykata e la në “arrest me burg”. Një pjesë e përgjimeve janë ndërmjet Çelmetës dhe koleges së tij M.K ku diskutojnë në lidhje me kalimin e disa personave në Rinas. Ndërsa një pjesë tjetër e përgjimeve që botohen sot në Shqiptarja.com janë mes Çelmetës dhe një personi të quajtur Altin dhe që dyshohet se punon në një agjensi turistike ku të dy subjektet flasin për kalimin kundrejt pagesës së një personi në Rinas. Në bisedën me Altinit, Çelmeta rezulton më i “shpenguar” dhe në bisedë e sipër ai thotë në mënyrë të qartë se “nuk ka dalë të punojë për sevap” duke nënkuptuar se nuk mund të tërhiqej nga çmimi fillestar. Në dosjen e prokurorisë e cila ka hetuar për tre muaj e gjysmë janë në total bisedat e Çelmetës me gjashtë persona, përgjime këto që janë paraqitur si provë në gjykatë.

PERGJIMET
Subjekti me numër 06941.... telefonon numrin 06941.... M.K, me detyrë Ndihmës Specialiste Kontrollore në P.K.K.Rinas.

M.K- Kur e di që tjetri ka qenë turni tretë, nuk mund ti bish telefonit, se mund të jete në gjumë tjetri.
Eduard Çelmeta- Ooo, ishe tu flejt gjumë, se dija, ke qen tu flejt paradite dhe çohesh masdite!
M.K- Ik o dreq, po re, si je ti si ja kalove?
Eduard Çelmeta- Po ja në punë, shyqyr zotit, në punë, në punë, dysh dysh!
M.K- Hë si është gjendja?
Eduard Çelmeta- Ai shoku në rregull !
M.K- E pra se më mori ai i Durrësit dhe më tha e m'bonte mu si idiot po nuk e zgjata se thashe varja…!
Eduard Çelmeta-…E mar vesh…!
M.K-…Sa të rrish e të merresh….do ket kap nonji gjo vetë ai e..…kshu.
Eduard Çelmeta- Nai gjo mo?
M.K- Hiç, ja qetësi, duke hongër ca bejk rolls kshu me këto katunarët ktu.
Eduard Çelmeta- Kë ke nga katunarët sot, Mondën ëëë?
M.K- Jo, Monda është anej nga hyrja , është Violeta, Graniti dhe Admiri, Aadddmmmiri…
(Qeshin)
M.K
- Hajt, të përshëndes!
Eduard Çelmeta- Dhe une, ciao!

Më datë 05.11.2012 ora 16:14 Eduartit i shkon një sms nga numri 06625......., ku një person i identifikuar me emrin Altin, i shkruan një emër "E.Paja". Më datë 05.11.2012 në orën 17:35 Eduarti i telefonon shtetases E.K 069530.... dhe i kërkon të shohë nëse ka Bel Air Milano, pasi i thotë "që ikën një i njohuri im e më çau b…..se e ka bo mullar", ndërkohe që E.K i thotë me merr pas 5 minutash. Eduarti e merr më vonë dhe i shpjegon se e ka marrë dikush në telefon për "E.Pajën"dhe se a ka për Malpensa në darkë.

E.K …I paska bërë zbor ëëë…
Eduarti Çelmeta: Eee ditët e qëndrimit ëë
E.K: "Ditët e qëndrimit t'i llogaris më vonë se kam pasagjerë…".

Në orën 17:30 Eduarti i telefonon Altinit dhe ndër të tjera i thotë

Eduart Çelmeta: …ai i ka bo mullar ato ditët e qëndrimit…
Altini: Që i ka bo mullar ne e dimë qe i ka bo mullar se…
Eduart Çelmeta: "…Aaaaa, e di ti që i ka bo mullar…"
Altini: …Po…
Eduart Çelmeta: … E po mirë ta boj gati nji jeshile ai, nji jeshile, nji njishe dhe të jetë në rregull për të ikur në darkë, dakort që ti them atij shokut që është atje se vet s`jam…
Altini: …Nuk bohet me pesëdhjetë ëëë?
Eduart Çelmeta: Jo jo jo mo burrë jo se i kanë kthy mrapsh ia kane q.. nonën i kanë hap punë…
Altini:…Po sa herë ka kalu i ka dhon nga pesdhjetë me ja q….. nonën mor burr…
Eduart Çelmeta: …Po tashi ça t`thotë Edi tashi tashi, ça do t`them un tashi
Altini:…Sa herë që ka kalu ka dhon nga pesdhjetë…
Eduart Çelmeta:...Un tashi mos bërtit t`u ulërit tashi…
Altini:…Ore un po t`them burrash për kok t`çunit sa herë ka kalu e ka dhon aq ka pas s`ka pas punë…
Eduart Çelmeta:…Epo tashi ça është ai person aty pa nji njishe nuk kalon, kshu m`thanë kshu po t`them tashi un nuk jam vetë se t`isha vet hajt se po ta rregullojsha……O Altin m`dëgjo mu tashi i kanë kthy për ditët e qëndrimit dhe i kanë bo nomin të gjithve është shtrëngu litari, tashi ai shoku që është aty me tha nji njishe dhe hajt ta kaloj un nqofse ashtu pastaj t`boj ça det punët e tjera e kthejnë mrapsh ja djegin me bileta me t`gjitha jo se du t`ashu megjithatë boje muhabet me atë dhe m`ço hesap te ky numër…
Altini:… Po mirë mo mir…
Eduart Çelmeta:…Bo nji telefon ça t`thotë Edi tashi s`jam un vet se po t`isha un vet e rregullojsha kët punë, nuk jam vet më kupton se po t`jem edhe vet duhet t`futem dhe un që të jem në pun se nuk e boj dot po s`qesh n`pun vet……Dakort boje muhabet dhe m`jep xhevap tashi…

Në orën 17:45 Eduartit i shkon një sms nga numri 0662529... (Altini) ku shkruhet "Nuk ka lek nuk po hik sonte, takojm nesër për kafe" dhe në këtë moment Eduarti i dërgon sms koleges E.K ku i shkruan "Lene se nuk do me ik…e kishte pjacën e ulët shoku…ju ndru menja…flasim".

Në orën 20:52 Eduarti i dërgon sms koleges E.K ku i shkruan : "…ju duk çik i shtrenjtë ai muhabeti dhe i thashë po deshe shoku, mirupafshim...se ne s`kemi dal për sevap…".

Arrest me burg është masa e sigurisë dhënë dje nga Gjykata e Tiranës për nënkomisarin, Kontrollor në Komisariatin e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në aeroportin e Rinasit, Eduart Çelmeta i cili u arrestua tri ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, pala mbrojtëse nuk i ka pranuar akuzat ndaj Çelmetës. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme "nënkomisar Çelmeta duke përfituar shuma që variojnë nga 400 deri në 500 euro, ka lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në aeroportin e Rinasit, të shtetasve të ndryshëm." Vetë i akuzuari i Çelmeta nuk ka pranuar akuzat ndaj tij, ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar vijueshmërinë e hetimeve duke argumentuar pranë gjykatës se "kemi të bëjmë me një vepër e cila është në hetim." Pasi dëgjoji palët gjykata, në drejtimin e gjykatëses Elona Gjoka, vendosi të lërë në burg Çelmetën.


(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com Shkrimi ne versionin print)

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)