Përgjimet e 'Ndrangheta', SPAK nis hetimet kryesisht për grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion i zyrtarëve publikë! Arben Kraja shkon në Romë

Pas publikimit në media të disa përgjimeve të antimafias italiane për 'Ndragheta-n', ku mafiozët italianë pretendonin se kishin kontakte edhe me zyrtarë në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, ka nisur hetimet kryesisht. Arben Kraja ka shkuar në Itali, ku ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Antimafias, Cafiero de Raho. 

Kreu i SPAK Arben Kraja ka shkuar në Itali, ku ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Antimafias, Cafiero de Raho. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se hetuesit e SPAK do të kthehen nga Roma me dosjet e plota, kur përfshihen shqiptarët. Sipas marrëveshjes mes SPAK dhe antimafias italiane nuk ka nevojë për letërporosi për marrjen e dokumentacionit.

Në përgjimet e Ndraghetës përmendeshin politikanë dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë. Mafiozët italianë pretendonin se mund të ndërtonin dhe të bënin biznese në Shqipëri. Prokurori që do të ndjekë hetimet e dosjes 'Ndragheta' në Shqipëri është Sotir Kllapi.

Përmes një njoftimi SPAK bën me dije se regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë më datë 25 janar, dy ditë pas publimit të përgjimeve. Procedimi sipas Prokurorisë së Posaccme është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,

"Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero  de  Raho, Drejtues i Prokurorisë  Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesëmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicie për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros", thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë se publikimi i përgjimeve krijoi një debat të madh politik në vend, me akuza dhe kundërakuza. Ishte opozita e cila mendoi se me botimin përgjimeve të hetimeve mbi Ndrangheta-n nga Prokuroria e Catanzaros do t’i jepte një dimension tjetër rrjedhës së fushatës elektorale. Megjithatë deri më tani nga dosja e publikuar nuk ka asgjë konkrete.  Të gjithë ata mafiozë që flisnin për super kontakte në Tiranë kishte vetëm një biznes i cili përfundoi me mosmarrëveshje dhe borxhe ekonomike. Hetimi i SPAK pritet të qartësojë këto akuza dhe nëse do të ketë vërtet material për ta bërë serioze çështjen. 

Dy javë më parë policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit 'Detyrim paraqitje'. 

1612446082_1612440781kraja.jpeg

Arben Kraja dhe Cafiero de Raho

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër