Opozita reagon për përgjimet e 'Bild'/ Kryemadhi: U provua 100% vjedhja e votave! Vasili: Ç'pret drejtësia?! Rama u shkatërrua

Opozita reagon për përgjimet e 'Bild'/ Kryemadhi: U provua 100% vjedhja e votave! Vasili: Ç'pret drejtësia?! Rama u shkatërrua

Pas publikimit të përgjimeve të reja nga 'Bild' në kuadër të dosjes '184', mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në bashkinë e Dibrës kanë ardhur reagimet nga opozita, që akuzojnë kryeministrin Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Përgjimet e Bild/ Kryemadhi: U provua 100% vjedhja e votave

1555503882_kreymadhifoto.jpg

Pas përgjimeve të Bild, ka ardhur reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Edi sa keq më vjen për ty. Je bërë si Kizi dikur. Merr nëpër gojë, shan e pështyn këdo, që të fanepset në ëndrra dhe të prish rehatinë e pushtetit tënd kriminal. Ed, mos u merr me filxhanë, kazanë apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, që do të ndjekin gjithë jetën. Ndoshta për fat të keq edhe pas saj. Shpjegoju shqiptarëve si e ke vënë shtetin ne shërbim te krimit. Dhe jo vetëm për trafiqet e drogës, pastrimin e parave, por për atë që të është bërë hall shumë i madh dhe nuk të lë as të flesh. Përdorimin e policisë dhe prokurorisë në shërbim të ca bandave, që blejnë votat për ty, kundër disa bandave të tjera. Asgjë më pak se në Chicago e viteve 20 të shekullit të kaluar. Këtu e ke çuar shtetin e shqiptarëve.

Shpjegoju shqiptareve si ka mundësi që 500 milion euro PPP, të rrugëve Balldren-Milot dhe rrugën e Arbërit, ua jep dajë e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo në Shqipëri, por besoj në të gjithë Botën. Shpjegoju shqiptareve kush do i paguajë 140 milion eurot e humbura me Becchettin për hir të tekave të tua dhe për t’i shërbyer pronarëve të megafonëve të çjerrë të propagandës tënde. Dhe kjo vlerë sa vjen e rritet nga interesat dhe gjyqet e tjera, që do të pasojnë. Tregoju shqiptarëve sa para po ju merr nga xhepat e tyre, për hir të pushtetit tënd të kriminalizuar.

Shpjegoju shqiptarëve si ka mundësi që zgjerimi i një rruge me 3 metra e gjatësi 14 km kushton 70 milion euro. Një koncesion tjetër famëkeq ai i Orikum-Dukat. Shpjegoju shqiptarëve, si për hir të pushtetit tënd dhe lidhjeve të tua me kriminelet, po i lë jashtë nga ëndrra e tyre për një Shqipëri në BE. Shpjegoju si po i shkatërron fermerët dhe blegtorët nga urrejtja, përbuzja dhe përçmimi qe ke për ta, sa edhe subvencionet ja ke ulur deri ne 6 herë. Shpjegoju prindërve të familjeve shqiptare, si po ua bën jetën ferr të rinjve shqiptare, që të vetmen dëshirë dhe ëndërr që kanë, është të ikin sa më parë nga vendi i tyre.

Edi, harroje se kriminelë dhe me dhunën e policisë do nënshtrosh shqiptarët në betejën e tyre për zgjedhje te lira dhe të ndershme. Hiqe nga mendje që mund t’i nëpërkëmbësh shqiptarëve, aspiratën e tyre, që në ,90, për një Shqipëri si gjithë Evropa. Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mjaft u përpoqe të përçash shqiptaret, t’i kundërvësh ata kundër njëri-tjetrit, vëllain kundër vëllait, motrën kundër motrës, prindërit kundër fëmijëve, komshiun kundër komshiut, për të vetmin qëllim të mbash pushtetin tënd në shërbim te oligarkëve të oborrit tënd dhe banditëve, pjesëtarë të tavolinave të tua të natës. Edi, kam edhe një këshille për ty. Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.

Ora 18:13
Përgjimet e reja/ Vasili: Ç'pret drejtësia?! Rama u shkatërrua

1560788014_1560764936PetritVasili1.jpg
Ish-kreu i grupit dhe aktualisht n/ kryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas daljes së përgjimeve të reja nga gazeta gjermane 'Bild' për kryeministrin Edi Rama, Damian Gjiknurin, por edhe zyrtarë të tjerë socialistë në kuadër të dosjes '184', mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në bashkinë e Dibrës.

"Edi Rama e largoi perfundimisht veten! Provat e BILD shkaterruese! Kryeministri u provua boterisht si hajdut ordiner votash bashke me te gjithe hajdutet e ministrise se brendeshme dhe turli farë zyrtaresh te shtetit dhe horrash e alabakesh! Te jape doreheqjen dhe te largohet nga zyra menjehere! Drejtesia ta ndaloje,ta hetoje dhe ta denoje,ç'presin më" shkruan Petrit Vasili.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 18/06/2019 10:44

    po kush flet kjo qe partia e saj, LSI , u krijua si parti me sloganin... behu antar I partise time ...dhe do gjesh vend pune, do vjedhesh sa te duash .....bejne moral keta....

    Përgjigju
  • Kometa 001: 18/06/2019 08:03

    Mos dhashte Zoti te cmenden punonjesit e agjensive investiguese e organeve te drejtesise, dhe nxjerrin ne publik pergjimet ne dosjet qe administrojne. Si ne kete rast. Cfare do te ndodhte? E frikshme vetem ta imagjinosh.

    Përgjigju
  • Populli: 17/06/2019 22:13

    Edhe vidoja me ze e figure ishte 100% e sakte moj lavire dhe banda e juaj dhe e kriminelit Berisha ne gjykata ja dhane pafajtesine keti hajduti te shekullit ne shqiperi,vetingu po ju shkerdhen para dhe mbrapa, ky kodoshi yt do futet ne burg si haduti i shekullit.

    Përgjigju
  • Lorenz: 17/06/2019 20:33

    U provua qe Rama me c'teregojne keto pergjime eshte fajtor !!!!! Po ku ka kaq budallenj ne Shqiperi ta gelltisin kete ??? Ndoshta ne gjermani me SA duket ka ???

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/06/2019 20:25

    I thote prostituta te dashuruares sa kurve qenke.....

    Përgjigju
  • tini: 17/06/2019 20:12

    Vasil me keto budalleqe do ulni Ranen ju.Drejtesia nuk pret po ka akoma sidi, nuk jane vetem ato qe Luli i dha gazetarit te paguar nga ju.Po Noka do dali para drejtesise per drejtim bandash ne zgjedhje? Legen burre u bere su gore

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 17/06/2019 19:08

    O qeni vasili po hik mor bur se je bo shum i pështir te ty ska pik dinjiteti mos vazhdo e na bo me vjell kur del ti. Po rri urt o zari i familjes më të ndyr mona buçes e hajdut ilir m2tës. Vazhdo lojën e zarit e lëre politikën s'është për ty dhe familja jote është e diskretituar në politik . Daja jot wc manush myftiu njifet nga të gjith dhe ti njifesh si hajdut pa skrupull o fundërrin mjaft tani bëhu gati për në Reç o petriti përç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres