Deputeti i PD, Ervin Salinanji ka publikuar mbrëmjen e së enjtes disa dokumente të reja të Prokurorisë mbi përgjimet ndaj Fredi Alizotit, kunati i Albert Veliut i njohur ndryshe si "Babalja". Sipas Salianjit, në këto përgjime përmendet emri i Taulant Ballës, por në dokumentet e publikuara nga deputeti i PD, Alizoti përmend edhe emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Nga përgjimet rezulton se ai ka marrë numrin e urgjencës 129 dhe ka kërkuar të lidhet me drejtorin Ardi Veliu, për të cilin pretendon se e njeh. Sallës operative të 129, Fredi Alizoti iu drejtohet se bëhet fjalë për një çështje me rëndësi.
Bisesat telefonike të Alizotit të përgjuara
Nga ana tjetër, po ky personazh në një video të publikuar dy ditë më parë nga Ervin Salianji, deklaronte se e kishte marrë Ardi Veliu me makinë dhe e kishte çuar të bënte dëshmi të rreme në Prokurori. Një tjetër moment ky që vë në pikëpyetje serioze profilin dhe besueshmërinë e këtij personazhi.
Nga përgjimet e publikuara mbrëmjen e sotme nga Salianji, gjithashtu rezulton se Fredi Alizoti ka zhvilluar biseda të shumta me Sali Lushajn, ish-truprojën e Sali Berishës, të cilit i flet për takimin e pritshëm me Taulantin dhe se kishte marrë një pako, teksa priste të takonte drejtorin e Policisë së Fierit...