Ka pasur rezerva të forta ministri i drejtësisë Ylli Manjani për 4 ligjet e paketës antikorrupsion të Reformës në Drejtësi.

Konkretisht 2 prej ligjeve , ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe përgjimin e telekomunikacioneve shkelin rëndë të drejtat e njeriut. Me termin dyshim i arsyeshëm, sipas Manjanit çdo individ anonim mund të akuzojë tjetrin, dhe ky i fundit përveçse pa para mund të përfundojë dhe në burg.

"Të gjithë ngrenë gishtin kundër dikujt për diçka dhe fare mirë, nëse kjo frymë që ekziston në shoqërinë tonë po të kthehet në instrumente të ndjekjes penale, i bie që të gjithë të hyjmë një herë në burg dhe burgu bëhet si ushtri. Pa diskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta të pamohueshme që nuk duhet ta bëjnë parandalimit dhe të përgjimit, por jo një banesë, jo në krevat, jo në tualet, me audio dhe video thotë ligji", u shpreh Manjani.

Edhe ligji i përgjimeve , ku i jepen më shumë kompetenca agjencive inteligjente të regjistrojnë bisedat me audio e video, në çdo ambient privat e publik, me qëllim parandalimin e korrupsionit dhe terrorizmit, sipas ministrit të drejtësisë është abuziv. Por ndryshe mendojnë deputetët e PS-së.

"Titulli e projektligjit thotë për përgjimet, po bëhet fjalë për përgjimet parandaluese, përgjimin procedurial e rregullon kodi i procedurës penal dhe tashmë dihet autoriteti i vetëm për përgjimin procedural nuk e ka. e Ekspertët që kanë punuar janë kujdesur në maksimum për të qëndruar brenda kushtetutës së re që kemi por edhe në respektim të konventës së të drejtave të njeriut", u shpreh Ulsi Manja.

Përplasja mes deputetëve të Reformës dhe ministrit të drejtësisë ishte dhe për kompetencat e inspektorëve të deklarimit dhe kontrollit të pasurive. Ministria do të sjellë ndryshime për pjesën me të madhe të ligjeve të paketës, ndërsa deputetët shpesh herë i bënë të qartë se nuk do të pranojnë drafte paralele nga qeveria, për aq kohë sa reforma po kryhet nga kuvendi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)