Përgjimet/ Musa Ulqini: Po 21 Janari dhe Gërdeci? PD-ja s'mund të bëjë engjëllin, Meta po hedh benzinë

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini ka reaguar pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild' mbrëmjen e djeshme duke deklaruar se Partia Demokratike nuk mund të bëjë engjëllin, pasi kur ka qenë në pushtet kanë ndodhur disa ngjarje të rënda mes tyre Gërdeci dhe 21 Janari. Në prononcimin e tij për mediat ai sulmoi edhe Presidentin Meta.

"Kjo parti nuk mund të bëjë engjëllin dhe të na tregojnë ne si bëhen gjërat. Të gjitha palët të gjykohen. Si është e mundur që dalin përgjimet një ditë para negociatave.

Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për t'u futur në BE. Këto gjëra po keqpërdoren. Të gjithë kanë përgjegjësi, të tregohen të drejtë dhe të mos bëjnë gjëra si kjo e Ilir Metës që do të futet në 'Guinness' që i hedh benzinë" tha Musa Ulqini.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 20/06/2019 11:35

    Meta ka investuar karrieren e tij tek LSI-ja Vetem nje idiot mund te mendoje se I dhimbset vendi LIKES me bllok ne dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie