![1719301171_spitalionkologjik.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1719301171_spitalionkologjik.jpg)
Përgjimet me të cilat prokuroria e Tiranës ka kryqëzuar mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe zbardhur skemën si zhvateshin pacientët me tumor, kanë vijuar dhe në shkurt të vitit 2024.
Sipas një skeme pacientët me tumor që vinin të merrnin shërbimin tek Onkologjiku nxiteshin që të shkonin tek klinika private e doktorit të Onkologjikut, Edmond Gashi në zonën e Astirit, Megis. Nga këto shërbime, Emiljano përfitonte përqindjen e tij.
Nga bisedat në Whatsup është dhe një bisedë e zhvilluar më datë 27 Dhjetor 2023, mes një personi që ka nënën për operacion dhe koordinatorit Emiljano Lela.
Emiljano: Ca u tha Doktori, a mbaruat punë?
Familjari:Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpjejtë na dha një cmim për te be bohet 3500 Euro por për Emiljanon tha është 3000 Euro.
Familjari: Do ta bëjmë dhe skanerin, ja ta provojmë do shkojmë në Peshkopi ti bëjmë ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.
Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë me
Në datën 12 shkurt 2024 zvhvillohet kjo bisedë:
Emiljano: Po si I merrni lekë ju atij?
Edmond Gashi: Qesh dhe I thotë sdij gjë jam në sallë.
Emiljano: Po sbëhet kështu se është e dyta herë më nxirrni mua keq. Edmond Gashi: Do e kontrollojmë. Ai është për operacion.
Emiljano: Po unë I thashë është vizita falas.
Edmond Gashi: Do e rregullojmë do e rregulloj doktori thuaj do të të fusi në operacion. Emiljano: Eh futja kot sa keq më nxirrni.
Më vonë Emiljano I shkruan familjarit
Emiljano:Më tha kërkoj ndjesë do tia bëj minus tek operacioni se harrova .
Familjari: Emiljano ai e kishte operacionin 4 milion lekë, 5 e kam më tha po për ju 4.
Emiljano: Shumë e ka, po ti hajde të mërkurën dhe e shohim dhe flasim.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Mister kush e porositi Kobaltin! Rrezet radioaktive 'sheshit' nëpër Onkologjik! Mjekët frikë se janë prekur nga tumori
S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79%
-
Lindshmëria
17.1%
-
Vdekshmëria
3.9%
Vota total: 1922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali te Onkologjiku, avokati: Prej 10 vitesh s'ka ndryshuar protokolli i trajtimit të të sëmurëve me kancer! Mjekja Dollenberg: Bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët
29 Qershor, 18:08
-
EKSKLUZIVE/ Pacientët me tumor te Onkologjiku 1 jave pa radioterapi! Arsyeja?! Për një derë të prishur te akseleratori
29 Qershor, 11:04
-
Pacientët me tumor orientoheshin drejt klinikës së tij private! Flet Mjeku Gashi: E bënin vetë zgjedhjen! S'e kuptoj këtë mllef të pakuptimë
29 Qershor, 09:26
-
Leonard Veizi: Klithma ndaj makutërisë së mjekëve, mos kini frikë drejtësinë, por Perëndinë!
28 Qershor, 17:59
-
Rrugëtimi i vështirë i pacientëve të Onkologjikut, mjeku: Janë bërë mosbesues, na duhet t'i shpjegojmë 10 herë
28 Qershor, 17:57
-
Skandali te Onkologjiku, ja çfarë zbuloi KLSH në 2023: Buxhet minimal, s’ka aparatura! Pacientë pa shërbim, s’ka poltronë për kimioterapi
28 Qershor, 17:01
-
Vijojnë denoncimet për Onkologjikun! Avokatja: Mjekja Alketa Pere më thoshte s'ka flakonë sot! Në farmaci një në javë kushtonte 1500 euro
28 Qershor, 14:27
-
'3100 euro, operacioni dhe biopsia në klinikën e doktor Mondit' Një paciente flet për Report Tv: Dola nga spitali me tubat që kullonin plagët
28 Qershor, 13:54
-
Skandali tek Onkologjiku/ Adriatik Lapaj dorëzon kallëzim në SPAK: Ministrat dhe drejtorët e reparteve kanë qenë në dijeni
28 Qershor, 11:30
-
‘Onkologjiku’/ Tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi, theu ‘arrestin e shtëpisë’ e shkoi te restorant ‘Ke Liqeni’! Në hetim edhe pronari lokalit, i fshehu kamerat policisë
28 Qershor, 07:37
-
'E ka dorën pak të rëndë...' Qytetari tregon eksperiencën e keqe tek klinika e doktor Mondit! I nxorën analizat mirë, në Itali zbuluan tumori malinj
27 Qershor, 22:10
-
VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmond Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'
27 Qershor, 20:30