...
Prokuroria e Firences në Itali po heton për një rast korrupsioni, ndërsa katër persona janë arrestuar një biznesmen dhe 3 zyrtarë të lartë të Anas Toskana.
Nga hetimet ka dalë se ata janë përfshirë në shkëmbime favoresh dhe ryshfete në fondet e dhëna për ndërtime e riparime rrugësh, siç janë tipi i fondeve të dhëna për raste emergjencash si shembje dhe dëmtime nga koha e keqe.
Nga përgjimet ka rezultuar se shumat shkonin nga 190 mijë euro deri në 3 milionë euro.
“Të gjithë janë të korruptuar dhe të korruptueshëm” – dëgjohet në përgjime t’u thotë miqve të vet biznesmeni i arrestuar.
Por në një përgjimet që disponon prokuroria e Firences dhe që ka zbardhur Corriere Della Sera përmendet dhe Shqipëria.
Bëhet fjalë për një përgjim të datës 3 prill të vitit 2015 ku zbardhet biseda mes biznesmenit të arrestuar dhe të dashurës së tij. Kjo e fundit i tregon se motra e vet di si shkojnë gjërat në Shqipëri.
Në Shqipëri mund të takosh kollaj një funksionar të lartë politik por duhet një zarf i mbushur mirë për këtë tipin që njeh personazhin që merr zarfin”.
