Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur ditën e sotme me përplasje pas publikimit të audioinçizimeve ku pretendohet se shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, dakordësohet me Milan Radoiçiç për pagën minimale dhe për të çuar një kandidat shqiptar në Gjykatën Kushtetuese.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, Millan Radoiçiq është e fabrikuar.

Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë.

Kusari-Lila theksoi se Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shance të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur. Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës.

Ajo akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.

Sa i përket kërcënimit të PDK-së se nuk do të merr pjesë në asnjë votim në Kuvend derisa Kusari-Lila të jetë shefe e deputetëve  të LVV-së.

Ndërsa Kusari Lila fliste në foltore, deputetja e AAK-së, Time Kadrija iu drejtonte me fjalën “spiune” ndërsa ish-zëvëndëskryeministri, tani deputet i pavarur Haki Abazi, rrethoi foltoren dhe pjesën ku ulet kabineti qeveritar me shirita të verdhë ku shkruhet “danger”./Kosovapress