Përgjimet, si kalonte droga
me tragetin Vlorë-Brindizi

Përgjimet, si kalonte droga<br />me tragetin Vlorë-Brindizi
TIRANE- Rrjeti i drogës mes djemve të Vlorës dhe klanit të arrestuar tashmë në Itali, Primiceri, zbardhet dhe dokumentohet nga përgjimet e prokurorisë Italiane të cilat janë publikuar sot ekskluzivisht në gazetën Shqiptarja.com.

Në mes të shtatorit 2011, karabinierët italianë, prangosën 25 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, nën akuzën e trafikut të hashashit, heroinës dhe kokainës nga Shqipëria në Itali. Drejtues të këtij klani ishin Salvatore, Ezio dhe Osvaldo Primiçeri. Që prej marsit 2008, vëllezërit Primiçeri operonin me kompaninë “Transporti Primiceri Vlora”, të krijuar në Shqipëri, dhe që zotëronte tragetin e linjës Vlorë-Brindizi “Veronica Line” dhe biznese në Itali. Pas arrestimit në Leçe të vëllezërve Primiçeri, të akuzuar për drejtimin e organizatës së narko-trafikut, u sekuestruan edhe 7 kompanitë që zotëronin.

Banda italo-shqiptare transportonte drogën me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi.

“Sipas hetimeve të kryera në Itali, transporti i pasagjerëve ishte mbulesë për trafikimin e drogës, që kalohej nga Vlora për në Itali dhe rrjeti kriminal ka trafikuar rreth 300 kilogramë marijuanë dhe 19 kokainë. Droga fshihej në goma automjetesh që shkonin në Itali dhe hetimet nisën pas kapjes së rreth 300 kilogramë kanabis në disa operacione të ndryshme, kur u prangosën edhe 11 shtetas shqiptarë”.

Ndër pronat e konfiskuara të vëllezërve Primiçeri, me vlerë 20 milionë euro, mes të cilave trageti “Veronica Line” dhe 79 automjete të llojeve të ndyshme.
Sipas policisë italiane, Primiçerët ishin një pikë e rëndësishme trafiku për drogën që kalonte nga Shqipëria drejt Italisë.

HETIMET

Hetimet nisën në 24 mars 2009 pas arrestimit në Brindizi të korrierëve Elton Ismaili, Robert Jahaj dhe Domenico Bassi, të cilëve iu gjet rreth 100 kilogramë lëndësh narkotike tip marijuanë. Në 27 prill 2009, në Casarano, u arrestuan Gramoz Zyko dhe Kreshnik Hysaj, që trasportonin 52 kg marijuanë. Në 27 maj 2009 në Gioia del Colle (Bari), brenda gomave të rimorkios së automjeteve në pronësi të "TRASPORTI PRIMICERI" u gjet një ssasi tjetër droge.
Në 15 korrik 2009, në Brindisi u arrestuan shtetasit shqiptarë,Alban Dushku dhe Alfred Gjuzi, me 3.78 kilogramë heroinë.
Në 23 tetor 2009, në Brindisi u sekuestruan 143 kg marijuanë po brenda gomave të rimorkios së një mjeti tjetër të "TRASPORTI PRIMICERI".
Përgjimet zbulonin edhe një dërgesë tjetër prej 50 kg marijuanë në 5 shkurt 2009, ku ishin implikuar shtetasit shqiptarë, Julian Shabani dhe Eugjen Hysenaj dhe lënda narkotike ishte përgatirur nga Elton Ismaili pranë depove të vëllezërve Primiçeri në Casarano, sipas telefonatave mes Elton Ismailit dhe Skënder Gockajt.
Më pas dilnin në dritë emrat e shtetasve shqiptarë Erjon Sadikaj "Roni" ose 'Viron" dhe Nurçe Kafilaj "Liro", të interesuar për të shpërndarë në provincën e Romës lëndë narkotike përmes vëllezërve dhe Skënder Gockaj: sipas përgjimeve telefonike u bë e mundur rindërtimi i skemës së dorëzimit të dy dërgesave me marijuanë nga vëllezërit Primiçeri dhe Sklënder Gockaj dhe Erjon Sadikaj, respektivisht në 25 shkurt 2009 dhe 11 mars 2009.

Ndërkohë edhe dërgesa prej 143 kilogramë marijuanë sekuestruar në Brindizi në 23 tetor 2009 ishte destinuar për Erjon Sadikajn. Përgjimet e bisedave telefonike dokumentonin se në 17 prill 2010, në Romë, shtetasit shqiptarë Sadikaj dhe Kafilaj, rrëmbyen dhe I hoqën lirinë personale, shtetasit Italian Luigi Primiceli, që të detyronin Skënder Gockajn "Neri" tu dorëzonte një ngarkesë marijuana, rreth 184 kilogramë, që Erjon Sadikaj e kishte porositur dhe paguar, ngarkesë së që do t'i dorëzohej atij.

VËLLEZËRIT PRIMIÇERI, EDHE SHOFERË TË DROGËS
Sipas përgjimeve të bisedave telefonike, mes shtetasve shqiptarë që vepronin në Itali për trafikun e narkotikëve, binte në sy figura e Elton Ismailit, trafikant droge mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai kishte kontaktuar drejtpërdrejt, ose nëpërmjet një "kushëriri" të paidentifikuar-me subjekte në Shqipëri, për të importuar në Itali sasi të mëdha lëndësh narkotike. Transferimi i tyre drejt Italisë i ishte ngarkuar shtetasit shqiptar, Skënder Gockaj, i ashtuquajtur "Neri", i cili do të bënte veprimet operative nga porti, përmes lidhjes me vëllezërit italianë, Luigi, Salvatore, Ezio dhe Osvaldo, drejtues të firmave të transportit në Itali dhe Shqipëri dhe që kujdeseshin për transportin dhe magazinimin e drogës në depot e tyre në Casarano e Surbo, dhe që më pas shpërndahej nëpër Itali. Lënda narkotike futej në Itali e fshehur në gomat e mjeteve motorrike të firmës "PRIMICERI TRASPORTI" dhe Primiçerët kujdeseshin për transportin, ose vetë, ose me anë të shoferëve të caktuar prej tyre.

Gazeta zbardh sot gjithashtu dhe detajet e rrëmbimit,më 17 prill 2009, të Luigi Primicerit, nga dy shqiptarët Erjon Sadikaj dhe Kafilaj Nurçe, dhe kërcënimet e këtyre të fundit se nuk do ta lironin derisa të bëhej dorëzimi i ngarkesës së drogës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua